Në Leposaviq është arrestuar një serb për armëmbajtje pa leje.
Të dyshuarit, Policia i ka gjetur armë gjysmë-automatike dhe pushkë gjuetie.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.


