Kosovanews pak më parë raportoi se Policia e Krimeve e Konomike dhe Inspektorati i Punës kanë zhvilluar aksion në disa mobishope të Prishtinës.
Sipas burimeve të Kosovanews, gjatë këtij aksioni janë kontrolluar rreth 30 lokale të cilat merren me shit-blerjen dhe servisimin e telefonëve mobil.
Dyshohet se gjatë këtij operacioni janë konfiskuar mbi 100 telefona mobil dhe është mbyllur një lokal.
Sipas burimeve, bëhet e ditur se lokali të cilit i janë vendosur bllompa nga Policia e Kosovës është Mobishop ‘Fita’.



