KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Specialja e fton për paraqitje në Hagë edhe një ish- epror të UÇK-së
Siguri

Specialja e fton për paraqitje në Hagë edhe një ish- epror të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 14:19 -07/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nëndega e Organizatës së Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Mushtrish, ka njoftuar se ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, është marrë nga Specialja.

Në një postim në Facebook të kësaj nëndege thuhet se ai është marrë të martën, por nuk sqarohet se në çfarë cilësie.

“Kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata! Urojmë të ja dalë për së mbari komandanti që kurrë në jetë nuk njohu dështim! Si në luftë ashtu në paqe përherë gardian i atdheut!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Halitjaha ishe ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara të Kosovës edhe në tetor të vitit të kaluar.

Më 19 tetor 2022, Halitjaha në llogarinë e tij në Facebook, kishte shkruar lidhur me Gjykatën Speciale, duke deklaruar se “më mirë një fund i një të keqe, sesa një e keqe pa fund!”.

Madje, ai i kishte bërë një parashikim se cilat do të ishin të këqijat më të mëdha, sesa krijimi i kësaj gjykate.

“Po të dështonte lufta e të kapitullonim pa kushte, të gjithë luftëtarët e mbetur gjallë do të gjykoheshin në Beograd, sepse këtu do të ishte Serbi!”, kishte shkruar ai ndër të tjera.

Më tre nëntor të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka arrestuar ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.

Të hënën Specialja ka njoftuar se Kilajt i ka vazhduar paraburgimi. Urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Gjithashtu lexoni:

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

Kosova News 07/11/2023 07/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?