KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-kryetarit të Gjilanit dhe të tjerëve
Siguri

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-kryetarit të Gjilanit dhe të tjerëve

Kosova News
Kosova News 11:10 -04/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, me të cilin ishin liruar nga akuza për korrupsion me tenderë dhe krim të organizuar, ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe të akuzuarit tjerë.

Gjykata Themelore në Pejë, më 13 prill 2023, shpalli aktgjykim lirues ndaj: Qemajl Mustafës, Hatixhe Dakut, Vehbi Gecit, Qefsere Sadriut, IIjaz Rashitit, Musa Nasufit, Muhamet Kastratit, Fatmir Halilit, Drita Bajramit, Agim Hoxhës, Ramush Musliut, Selvije Shefkiut, Ganimete Kastratit, Shemsedin Qerimit, Merita Canaj-Shabanit, Ibrahim Foniqit, Hamdi Ismajlit, Fadil Osmanit, Heset Asllanit, Selver Xhelilit, Qemajl Latifit, Enver Biqkut, Asllan Mustafës, Naser Sylejmanit, Zeqirja Fazliut, Azem Mujkut, Nazmi Jasharit, Avdi Pirevës, Rrustem Hajdarit, Florim Zukës, Skender Imerit, Naser Mehmetit, Mejdi Ahmetit, Asllan Asllanit dhe Asllan Sylës, për veprat penale “Krimi i organizuar”, “Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” dhe “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”.

Më vendimin e 30 tetorit 2023, Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale, ndërsa e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të 13 prillit 2022.

Kjo pasi, kundër aktgjykimit të Themelores në afat ligjor ankesë kishte ushtruar PSRK, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 383, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të KPP-së, si dhe për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, nga neni 383, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të KPP-së, me propozim që shkalla e dytë ta anulojë aktgjykimin e atakuar dhe lëndën ta kthejë në shkallën e parë në rivendosje.

Ndërsa, mbrojtja e 12 të akuzuarve: Mustafa, Geci, Osmani, Sadriu, Bajrami, Nasufi, Halili, Sylejmani, Hoxhës, Asllanit, Zukës dhe Shefkiut, kishin propozuar që Gjykata e Apelit aktgjykimin e shkallës së parë ta vërtetojë, kurse ankesën e PSRK-së ta refuzojë plotësisht si të pabazuar.

Në vendimin e Apelit thuhet se PSRK në ankesë ka pretenduar se Themelorja në këtë çështje juridiko-penale nuk ka vërtetuar drejt gjendjen faktike kur konstatoi se në veprimet e të akuzuarve nuk është provuar se ekzistojnë elementet e veprave penale për të cilat edhe janë ngarkuar.

Sipas Prokurorisë, në shkresat e lëndës ka qenë urdhëresa e 7 nëntorit 2012 e lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, e cila urdhërese është lëshuar në bazë të kërkesës së prokurorit (për masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit), e 6 nëntorit 2012, shkruan Betimi për Drejtësi.

“Ndërsa në aktgjykimin e shkruar, gjykata e shkallës së parë provat materiale përgjimi i telekomunikimeve të siguruara dhe të administruara si provë i ka shpallë të papranueshme sepse sipas gjykatës janë marrë në kundërshtim me dispozitën e nenit 264 par. 2 lidhur me paragrafin 1 të KPPPK-së. Në këtë pjesë qëndron dallimi në mes të aktgjykimit të shpallur dhe atij të shkruar”, thuhet në ankesën e Prokurorisë.

Në vendim thuhet se Apeli gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 të KPPRK-së, të pretenduar me ankesë, nga fakti se dispozitivi është i qartë dhe në përputhje me arsyetimin në të cilin janë paraqitur arsyet e plota dhe të qarta të fakteve vendimtare, së bashku me arsyet me rastin e zgjidhjes së çështjeve juridike të kësaj çështjeje penale dhe se nuk përmban asnjë shkelje tjetër e cila kishte për të kushtëzuar anulimin e detyrueshëm të aktgjykimit të ankimuar.

“Gjykata e Apelit gjen të pabazuar pretendimin ankimor se aktgjykimi nuk është përpiluar konform nenit 370 të KPP-së, më saktësisht nenin 370 par. 1 të KPP-së, ku aktgjykimi i shpallur ndryshon apo nuk është i njëjtë me aktgjykimin e shkruar. Kjo për faktin se me shikimin e shkresave të lëndës, rrjedh se aktgjykimi i shpallur më datë 13.04.2022, në të cilën është konstatuar se “trupi gjykues, pas këshillimit dhe votimit, sot me datë 13.04.2022, një zëri mori dhe shpalli publikisht në bie;…, është i njëjtë me aktgjykimin e shkruar, e në këtë rast me aktgjykimin e ankimuar”, thuhet në vendimin e Apelit.

Po ashtu, Apeli e gjeti si të pabazuar pretendimin ankimor se gjykata e shkallës së parë gabimisht është thirrur në nenin 264, par 2 lidhur me paragrafin 1 të KPPPK-së, duke konsideruar se kanë të bëjnë prapë me shkelje të procedurës penale, pasi në rastin konkret nuk ka shkelje të neni 264, par. 2 lidhur me par.1, e që në rastin konkret të akuzuarit janë ngarkuar për vepra penale të parapara në nenin 257, par. 3 pika (i) të KPPPK-së, sepse dënushmëria ka qenë më shumë se katër vite, dhe pika (ii) sepse të akuzuarit janë akuzuar për një nga veprat e krimit të organizuar.

Gjykata e shkallës së parë, për vërtetimin e gjendjes së fakteve nga provat e administruara, pas analizimit dhe vlerësimit të tyre ka ardhur në përfundim se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale, të pretenduara si në aktakuzë.

Aty thuhet se marrë parasysh që provat materiale të siguruara përmes sms, u shpallën të papranueshme, si të tilla nuk mund të përdoren për vërtetimin e ndonjë fakti, e në mungesë të provave tjera të propozuara nga Prokuroria, shkeljet e tilla mbeten në nivel të supozimit, e jo të argumentuara, dhe se këto provat materiale të cilat ndërlidhnin pretendimin e Prokurorisë se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të akuzuarit për aktivitetet e prokurimit nën pikën I, II, IV, V,VI, VIII, X, XII, XIII, XIV, XVII, XVIII, nuk u argumentuan me provat e administruara për një pretendim të tillë të ngritur nga Prokuroria Speciale.

Andaj, sipas vendimit thuhet se duke pasur parasysh se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë nga provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor, edhe kolegj penal i kësaj Gjykate është bindur se gjykata e shkallës së parë arriti në përfundimin e drejtë, se nga provat e administruara nuk është provuar përtej dyshimit të bazuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të ngritur më 16 shtator 2016, në Komunën e Gjilanit janë bërë dallavere me 18 tenderë, për çka fillimisht ngarkoheshin 39 të pandehur, prej të cilëve 29 kanë qenë zyrtarë komunalë dhe 10 operatorë ekonomikë, mirëpo ky numër ishte ulur, pasi për të akuzuarit H.M dhe B.M., ishte pushuar procedura pasi kanë ndërruar jetë, kurse ndaj Burim Govorit ishte veçuar procedura.

PSRK pretendonte se ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe tjerët, kanë bërë kurdisjen e tenderëve, me qëllim që ato t’i fitojnë disa biznese të caktuara, andaj ngarkoheshin me vepra penale të krimit të organizuar lidhur me veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare si dhe keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Kosova News 04/11/2023 04/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?