Një i mitur ka raportuar në Polici se është grabitur të premten në Prishtinë.
Ai ka thënë se disa persona e kanë kërcënuar me thikë dhe i kanë marrë para.
“Ankuesi mashkull kosovar i mitur ka informuar se nga persona të pa njohur nën kërcënimin e thikës i janë grabitur 85€. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.


