PSG ka shënuar fitoren e katërt radhazi në kampionit francez.
Parisienët mposhtën në shtëpi skuadrën e Montpellier, me rezultat bindës 3-0.
Lee Kang-In i dha epërsinë PSG-së, me një gol të bukur në minutën e 10-të. Me rezultta 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Zaire-Emery dyfishoi rezultatin në minutën e 56-të, ndërsa pas tetë minutave radha ishte për Vitinhan.
Me këtë fitore, PSG ka marr kreun e tabelës në Ligue 1, me 24 pikë, ndërsa Montpellier renditet në vendin e 11-të, me 11-të pikë.