KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Bon Vivant 1”, familja e të vrarit vendos të mos marrë pjesë në rigjykimin e tretë, kërkon të merret vendim meritor ndaj të akuzuarve
Siguri

“Bon Vivant 1”, familja e të vrarit vendos të mos marrë pjesë në rigjykimin e tretë, kërkon të merret vendim meritor ndaj të akuzuarve

Kosova News
Kosova News 16:36 -02/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Familja e të vrarit në “Bon Vivant 1”, më 13 tetor 2014, ka vendosur të enjten të mos marrë më pjesë në seancat e rigjykimit të tretë që po mbahet ndaj dy të akuzuarve Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi.

Vëllai i të ndjerit Rr.U, Rrahim Uka ka thënë të enjten se kanë vendosur si familje të mos marrin më pjesë në seanca gjyqësore derisa ka kërkuar të merret vendim meritor ndaj dy të akuzuarve në këtë rast.

“Ne si familje kemi vendos mos me marrë pjesë edhe kemi një kërkesë nga gjykata që me marrë një vendim meritor. Ka ndryshu mendime edhe  në familje tonë, nga vrasje e rëndë u kthy në vrasje…”, ka deklaruar vëllai i të ndjerit.

Për këtë gjykatësi Avni Syla ka thënë se e kanë obligim ligjor të marrin vendim meritor duke u bazuar prova dhe fakte.

Po ashtu gjykatësi e njoftoi vëllain e të ndjerit, se një ndër arsyet që Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rigjykim ka qenë që e kishin tejkaluar aktakuzën dhe se janë të obliguar ta zbatojnë vendimin e Gjykatës së Apelit.

Në këtë rast Masar Gërdovci bashkë me Sherif Krasniqin akuzohen për vrasjen e Rr.U në lokalin “Bon Vivant” më 2014 në Prishtinë derisa aktakuza për këtë rast ishte ngritur më 7 korrik 2015.

Po ashtu në këtë seancë nuk ishin të pranishëm as pronarët e lokalit “Bon Vivant” , Genc Gashi dhe Labinot Berisha të cilët në seancën e datës 26 shtator 2023, ishin propozuar nga mbrojtësi i të akuzuarit Gërdovci, avokatit Naim Rudari.

Gjykatësi Syla ka deklaruar se për seancën e radhës gjykata do të lëshojë urdhëresë për verifikim adrese dhe dorëzim ftese ndaj dy dëshmitarëve Labinot Berisha dhe Genc Gashi, kurse me ftesa të rregullta do të ftohen Fitim Polloshka dhe Ilir Misini.

Gjykatësi Syla konstatoi se të njëjtit janë ftuar në ftesat të rregullta, mirëpo në fletëkthesë ishte konstatuar se pala gjendet jashtë vendit,

Në këtë seancë është dëgjuar ekspertja e Institutit të Mjekësisë Forenzike, psikologja Arife Veselaj, e cila ndër të tjera tha se qëndron në tërësi prapa mendimit të dhënë në ekspertizë.

Më pas seanca ka vazhduar me dëgjimin e zyrtarit nga Forenzika, Rrustem Berisha, i cili në cilësinë e dëshmitarit tha se qëndron prapa deklaratave të dhëna në shqyrtime të mëparshme gjyqësor dhe nuk ka asgjë për të shtuar.

Berisha më 1 nëntor 2022, kishte thënë se grimcat e barutit janë marrë nga tekniku ndihmës i kriminalistikës Remzi Halimi, në stacionin policor Qendra në Prishtinë, për dy të dyshuarit, tashmë të akuzuarit për vrasjen e Rr.U.

Më pas, trupi gjykues në përbërje nga gjykatësit, i kryesuar nga gjykatësi Avni Syla, aprovoi propozimin e prokurorit Armend Hamiti që të lexohen deklarata e dëshmitarëve të dhëna në shqyrtimet e mëparshme gjyqësore.

Përkatësisht të dëshmitarëve Ardijan Berisha, Valmir Polloshka, Avni Ahmeti, Arben Rexhepi, Dea Kukaj, Burim Hertica, Berat Kransiqi, Adem Lutfiu, Albert Zogjani, Eshref  Beqir, Ismet Shabani, Valon Vokshi, Uran Ismajli dhe Egzona Berisha, eksperti mjeko- ligjor, Naim Uka, eksperti i AKF-së, për balistik Qëndrim Topalli, eksperti për analiza për zjarrvënie në AKF, Milazim Tahirukaj, si dhe eksperti nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike,  Ajet Bunjaku.

Ndërsa sa i përket Ilir Misini e për të njëjtin me vendimin është udhëzuar të ftohet edhe një herë në seancën e radhës për t’u dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit.

Ndërkaq në këtë seancë nuk ishte i pranishëm përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokati Armend Krasniqi, për të cilin gjykatësi ka thënë se i njëjti ka qenë i njoftuar për seancën e sotme, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ndërkaq në seancën e sotme, avokati Rudari ka propozuar që në cilësinë e dëshmitarit të dëgjohet edhe Fitim Polloshka, i cili kishte qenë menaxher në lokalin “Bon Vivant”.

Po ashtu gjykatësi Syla ka njoftuar se në seancën e radhës do të ftohet që të dëgjohet Ilir Misini për shkak se në vendimin e Gjykatës së Apelit, është kërkuar edhe një herë.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 14 dhjetor 2023.

Ndryshe, në seancën e datës 26 shtator 2023, prokurori Armend Hamiti kishte bërë rikualifikimin e veprës penale për të cilën po akuzohet Masar Gërdovci, duke e kualifikuar të njëjtën nga “vrasje e rëndë” në “vrasje”.

Pas rigjykimit i cili kishte zgjatur dhjetë muaj, gjykata e shkallës së parë sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”.

Me aktgjykimin e vitit 2019, Masar Gërdovci ishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, pasi që ishte shpallur fajtor për vrasje, ndërkaq Sherif Krasniqi, ishte dënuar me 4 vjet e 3 muaj.

Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Më 18 dhjetor 2020, gjykata e shkallës së parë sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”.

Lidhur me ketë vendim Gjykata Supreme, rastin e kishte kthyer në rigjykim pasi që sipas kësaj instance të akuzuarit Gërdovci dhe Krasniqi, janë shpallur fajtorë për veprime të cilat dallojnë nga ato për çka janë akuzuar.

Vendimi i fundit lidhur me këtë rast  është marre me 13 janar 2023,  ku Themelorja Gërdovcin e dënoi me 18 vite burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë, kurse Krasniqin me 7 vite burgim. Apeli e ktheu çështjen në rigjykim më 13 qershor 2023.

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Kosova News 02/11/2023 02/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?