KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çështja e minatorëve dhe kundërshtimet mes pozitës dhe opozitës
Politikë

Çështja e minatorëve dhe kundërshtimet mes pozitës dhe opozitës

Kosova News
Kosova News 11:28 -02/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se kanë ftuar anëtarët e sindikatës së Trepçës që të vijnë në komision dhe të diskutojnë për kërkesat e tyre.

“Takimi është mbajtur kemi diskutuar katër orë të tëra, ne u dakorduam që në propozimin tonë që çështja e kryeshefit të trajtohet me urgjencë, të merret obligimi nga Ministria e Ekonomisë që pagat e minatorëve të ekzekutohen çdo muaj më së largu deri me datën 10 dhe të punohet për kushtet e punës, gjë të cilën qeveria tashmë e ka marrë miratimin për aprovimin e kredisë për 20 milionë euro investime në Kombinatin Trepça”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka shtuar se atë ditë nuk ka pasur gatishmëri nga minatorët që kanë qenë në minierë që të dalin të diskutojnë dhe në emër të tyre kanë diskutuar përfaqësuesit e sindikatës, por kanë kërkuar dy çështje shtesë: e para shkarkimin e kryeshefit dhe emërimin tjetrit menjëherë, gjë të cilën nuk mund ta bëjë kryesuesja e Bordit dhe tjetra të rividohen të gjitha vendimet e kryeshefit.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se AAK mbështet mocionin që si pikë e rendit të ditës të jetë edhe greva e minatorëve.

Tahiri theksoi se është po ashtu e rëndësishme të diskutohet edhe për kërkesat e Policisë së Kosovës.

“Duhet me urgjencë të trajtohen këto çështje se nëse vazhdohet ky zinxhir i protestave atëherë vendi dhe institucionet janë duke u devalvuar…”, tha ai.

Nga grupi parlamentar i LDK-së, Arben Gashi tha se jeta dhe shëndeti i minatorëve është në rrezik dhe siç u theksoi ai “kërkesat e minatorëve janë minimaliste”.

“Minatorët e Trepçës ka më shumë se një javë që janë në grevë dhe jeta e shëndetit i tyre po rrezikohet. Andaj mendoj që me rëndësi është që Kuvendi ta shqyrtoj dhe të kaloj një rezolutë e cila i kërkon qeverisë që kërkesat e tyre të plotësohen sepse kërkesat e tyre janë minimaliste. Çka kërkojnë ata, është që pagat t’i marrin në fund të muajit. Mendojmë që kjo duhet të trajtohet urgjent”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka propozuar që si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme të hyjë miratimi i rezolutës për minatorët e Trepçës.

“Si Grup Parlamentar i PDK kemi proceduar me një  kërkesë për debat me një rezolutë po ashtu që i përkrahë kërkesat e minatorëve. Tash e dhjetë ditë minatorët janë në grevë, dhe ne për dhjetë ditë nuk kemi dashtë me sjellë në Kuvend me politizua këtë çështje sepse i kemi dhënë kohë qeverisë që të zgjidh këtë çështje, dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se sot duke e pasur parasysh që edhe rregullorja e lejon kërkojmë që sot të hyjë si pikë e parë miratimi i rezolutës me të cilën Kuvendi kërkon mbështetjen e kërkesave të minatorëve.

Nuk kalon mocioni i opozitës për “Trepçën” dhe Policinë, seanca po vazhdon me pikat tjera

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?