Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të.
Llapi i bën ‘konak’ Fushë-Kosovës, në një sfidë ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat, pasi që llapjanët po ‘luftojnë’ për kreun e tabelës, derisa Fushë-Kosova po kërkon më të gjitha forcat t’i ik fundit të tabelës.
Duel tejet i rëndësishëm do të luhet edhe në Prizren, ku Liria do të ballafaqohet me Dukagjinin e Klinës, në një ndeshje ku të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv.
Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 13:00.