KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Von der Leyen u bën thirrje krerëve të Bosnjës që të bashkohen drejt rrugës evropiane
Rajon

Von der Leyen u bën thirrje krerëve të Bosnjës që të bashkohen drejt rrugës evropiane

Kosova News
Kosova News 15:59 -01/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën u ka bërë thirrje krerëve të Bosnjë-Hercegovinës “që të flasim me një zë”, pavarësisht grupeve të ndryshme etnike në vend, në mënyrë që të ecin para drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raporton agjencia “AP”.

Bosnjë-Hercegovina mori statusin e shtetit kandidat vitin e kaluar.

Von der Leyen të mërkurën ka vizituar Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa përmbylli vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo të hënën vizitoi Kosovën, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Von der Leyen gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi, tha se Kosova duhet të fillojë me themelimin e Asociacionit e Serbia ta pranojë njohjen de facto të Kosovës.

“Mesazhi im i parë në parim rithekson se e ardhmja e Bosnjë-Hercegovinës është në Bashkimin Evropian dhe se sa shumë duam që t’ju kemi këtu. Puna që keni bërë në vitin tuaj të parë…tregon se shteti mund t’ia dalë”, ka thënë Von der Leyen.

Krerët e BE-së pas ndryshimit të rrethanave gjeopolitike, përfshirë pushtimit rus të Ukrainës, kanë vendosur t’i japin një shtytje procesit të integrimit dhe kanë inkurajuar shtetet e Ballkanit që të ecin para me reforma. Gjatë vizitës në rajon, Von der Leyen ka diskutuar në detaje edhe për pakon 6 miliardë euro për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen i ka bërë thirrje Bosnjës që të bëjë përparim drejt reformave demokratike, ndërsa po synon që formalisht t’i hapë negociatat për anëtarësim.

“Ajo që nuk mund të pranojë është rrëshqitje nga vlerat tona të përbashkëta, kjo vlen për çdo pjesë të vendit. Ne e dimë se për të arritur këtë objektivë për të ecur para, duhet që Bosnjë-Hercegovina të flasë dhe të ecë me një zë dhe si një. E ardhmja e Bosnjë-Hercegovinës është në Bashkimin Evropian si e tërë, e bashkuar dhe si shtet i pavarur”, ka thënë Von der Leyen.

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 01/11/2023 01/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?