Të paktën 8.525 persona janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori kur nisën sulmet mes Izraelit dhe Hamasit, ka raportuar BBC-ja të martën, duke cituar udhëheqësit e Hamasit.
Rreth 200 persona u vranë vetëm gjatë së martës, ndërsa në total janë vrarë 3.542 fëmijë e 2.187 gra.
Sipas autoriteteve në Palestinë, 130 mjekë dhe personel shëndetësorë janë vrarë nga sulmet e Izraelit.
Izraeli s’i ka ndalur sulmet tash e sa ditë ndaj Gazës, në përpjekje për t’i vrarë terroristët e Hamasit. Në anën tjetër, Hamasi ka kërkuar të ndërpriten sulmet.


