Së paku 13 persona kanë vdekur nga bombardimet e Izraelit gjatë mesnatës në Gaza, sipas stafit të spitalit të Al Aqsa Martyrs.
Një raketë ka goditur një shtëpi në al-Zawaida në Deir al Balah duke lënë të vdekur 13 persona brenda, përfshirë edhe fëmijë, ka thënë për CNN-in, doktori Khalil Al Dikran.
CNN raporton se të martën në mëngjes në spitalin Al Aqsa Martyrs ishin 44 trupa të vdekur, përfshirë 13 që u vranë gjatë natës.
Sipas Al Dikran, viktimat e tjera u vranë në sulmet e së hënës pasdite që goditën dy shtëpi dhe një sallë dasmash që po përdoreshin për të strehuar banorët e zhvendosur që ishin larguar nga Gaza Veriore.
Ai tha se sulmet e së hënës në Gazan qendrore, kanë vrarë 31 persona.


