KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Emrat e tre shqiptarëve që morën pozitat e ministrave në Qeverinë e re në Mal të Zi
Politikë

Emrat e tre shqiptarëve që morën pozitat e ministrave në Qeverinë e re në Mal të Zi

Kosova News
Kosova News 08:46 -31/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas disa javësh negociatash, Parlamenti i Malit të Zi në mëngjesin e së martës ka votuar Qeverinë e re, të përbërë nga koalicioni me parti proevropiane dhe proserbe. Shqiptarët do të kenë një zëvendëskryeministër dhe do të udhëheqin me tri ministri.

Qeveria e re do të udhëhiqet nga ekonomisti Milojko Spajiq i lëvizjes Evropa Tani. Do të ketë 18 ministra dhe pesë zëvendëskryeministra.

Sa i përket partive shqiptare, postin e zëvendëskryeministrit për Politikat Ekonomike dhe Ministrit për Zhvillimin Ekonomik e ka marrë kryetari i Bashkisë së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili pritet të heqë dorë nga mandati si udhëheqës lokal.

Fatmir Deka do të jetë ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet, ndërsa Marash Dukaj është emëruar Ministër i Administratës Publike.

Qeveria është zgjedhur në një seancë që ka zgjatur gjatë tërë natës. Votimi është bërë në orët e mëngjesit të së martës. Pro Qeverisë së 44-të të Malit të Zi votuan 46 deputetë, kundër ishin 19 dhe një abstenoi.

Pas debateve gjithë natën, votohet Qeveria e re e Malit të Zi, Milojko Spajiç kryeministër dhe tre ministra shqiptarë

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?