KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FFK-ja lanson Strategjinë për Futbollin e Femrave
Sport

FFK-ja lanson Strategjinë për Futbollin e Femrave

Kosova News
Kosova News 21:01 -30/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Federata e Futbollit e Kosovës e ka bërë lansimin e Strategjisë për Futbollin e Femrave me një ceremoni madhështore në hotel “Emerald” me praninë e përfaqësuesve të FIFA-s e UEFA-s si dhe mysafirëve të shumtë.

Pjesë e kësaj ceremonie krahas presidentit Agim Ademi ishin edhe anëtarët e KE të FFK-së, u.d.sekretari i përgjithshëm, ekipi kombëtar i vajzave dhe futbolliste, trajnere e gjyqtare të futbollit, si dhe përfaqësues të klubeve.

Në hapje të kësaj ceremonie presidenti Ademi theksoi se kjo është një ditë e veçantë për FFK-në, duke pasur parasysh se pas shtatë viteve të anëtarësimit në UEFA e FIFA, për herë të parë është hartuar një strategji e tillë.

“Si president i FFK-së jam krenar që e kemi arritur një gjë të tillë në bashkëpunim me UEFA-n e FIFA-n dhe me punën e bërë nga ekipi punues. Kjo strategji është një hap i madh në zhvillimin e futbollit të femrave në vendin tonë. Futbolli i femrave është prioriteti ynë dhe përmes kësaj strategjie synojmë të rrisim pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në të gjitha aspektet në futboll. Ne krahas kësaj strategjie po krijojmë edhe mundësitë e duhura që vajzat t’i bashkohen futbollit përmes përmirësimit të infrastrukturës sportive”, ka thënë kreu i FFK-së.

Përfaqësuesja e FIFA-s, Sue Ronan Martin ka thënë se është kënaqësi që sot po prezantohet Strategjia e Futbollit të Femrave pas një pune vuluminoze njëvjeçare. “Ideja e gjithë kësaj pune është se ku jemi sot dhe ku duam të arrijmë në të ardhmen. Përmes kësaj strategjie FIFA dhe UEFA duan të mbështesim zhvillimin e futbollin e femrave në Kosovë”, ka theksuar ndër të tjera Sue Ronan Martin. E krijimin e kësaj strategjie dhe punën e FFK-së në futbollin e femrave e vlerësuan edhe përfaqësuesja tjetër e FIFA-s, Arbenita Morina dhe përfaqësuesi i UEFA-s, Dan Whymark.

Shefja e futbollit të femrave në FFK, Valbon Gashi Uka ka thënë se hartimi i kësaj strategjie vjen pas një pune njëvjeçare, ku janë zhvilluar shumë takime punuese dhe konsultuese të grupit punues.

“Po ashtu me ndihmën e FIFA-s kemi organizuar punëtori ku janë ftuar akterët relevant të involvuar në futbollin e vajzave, punëtori të cilat ka mundësuar të bëjmë një analizë rreth gjendjes aktuale dhe janë ndërthurur idetë dhe sygjerimet e dhëna që të krijojmë synimet e qarta për të ardhmen. Qëllimi i kësaj strategjie është krijimi i mundësive të zhvillimit të vazhdueshëm të futbollit të vajzave”, ka thënë ajo.

Politikat e përfshira në këtë strategji kanë për qëllim ngritjen e cilësisë dhe zhvillimit, andaj fokusi është tek këto fusha: Pjesëmarrja; Garat; Edukimi; Ekipet kombëtare, Rrugëtimi elitar; Komunikimi dhe marketingu; Mirëqeverisja dhe Udhëheqja.

Misioni i kësaj strategjie është të fuqizohet çdo vajzë dhe grua përmes futbollit, duke nxitur aftësitë e tyre sportive dhe ndërpersonale, duke sfiduar dhe riformësuar përceptimet shoqërore.

Në fund të kësaj ceremonie përvojat e tyre në futboll i kanë paraqitur përmes një paneli Xhuli Berisha, Lumturije Muhadri dhe Sanije Krasniqi. Ato kanë thënë se pasioni për futbolli në Kosovë është i madh, sidomos tani kur kushtet për punë janë dukshëm më të mira dhe më të avancuara. Ato kanë nxitur sa më shumë vajza të merren me futbollin dhe të jenë pjesë e rrugëtimit të suksesshëm për të ardhmen e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Kosova News 30/10/2023 30/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?