KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: BE t’i hapë dyert për Kosovën, t’i heq edhe masat
Politikë

Presidentja Osmani: BE t’i hapë dyert për Kosovën, t’i heq edhe masat

Kosova News
Kosova News 14:50 -30/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar mbështetjen e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në rrugën evropiane të Kosovës, derisa ka kërkuar largimin e masave që janë vendosur ndaj Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutuan mbi planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet të cilit sipas Osmanit, synohet integrimi i Kosovës në tregun evropian.

Ajo ka deklaruar të hënën para mediave se ndër të tjera, plani parasheh mbështetjen e Bashkimit Evropian në rritjen e asistencës financiare “për reforma që duhen të merren në procesin integrues”.

“Takimi ynë i sotëm u fokusua te plani i ri i rritjes së Ballkanit Perëndimor të cilën e prezantoi presidentja von der Leyen. Krahas kësaj, kisha mundësinë të informoj presidenten për zhvillimet e fundit në vend dhe angazhimin e çdoditshëm të institucioneve tona për të integruar Kosovën në BE. Plani gjithëpërfshirës i bazuar në katër shtylla shënon hap të rëndësishëm drejt integrimit në tregun e përbashkët evropian. Ndër të tjera, plani parasheh mbështetjen e BE-së nëpërmjet rritjes së asistencës financiare për reforma që duhen të ndërmerren në procesin integrues”, ka thënë Osmani.

Sipas presidentes Osmani, Kosova është e gatshme të bëjë hapin e radhës drejt së ardhmes evropiane “për të cilën po punon çdo ditë”.

Ajo ka theksuar se e ardhmja në Bashkimin Evropian dhe në NATO s’ështe qëllim, por motiv themelor “që formëson veprimet e institucioneve”.

Tutje, Osmani i ka bërë thirrje Serbisë që t’i ekstradojë serbët e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit, duke shtuar se Kosova do të garantojë drejtësi.

“Duhet të jemi të bashkuar për të refuzuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve keqdashëse që minojnë vlerat….Të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar sundim të ligjit. Grupi terrorist i përfshirë në sulmet e 24 shtatorit të përballet me drejtësinë në Kosovë”, ka shtuar ajo.

Edhe në këtë rast, presidentja Vjosa Osmani përveç që ka kërkuar mbështetjen e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në rrugën evropiane të Kosovës, ka kërkuar largimin e masave që janë vendosur ndaj Kosovës.

Nis takimi, presidentja Osmani pret presidenten e Komisionit Evropian (FOTO)

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

Kosova News 30/10/2023 30/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?