KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lufta kundër kontrabandës – Policia e Kosovës konfiskon mbi 440 kg duhan, dyshohet se u fut nga Maqedonia e Veriut
Siguri

Lufta kundër kontrabandës – Policia e Kosovës konfiskon mbi 440 kg duhan, dyshohet se u fut nga Maqedonia e Veriut

Kosova News
Kosova News 13:59 -30/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të kaluara kanë realizuar disa operacione policore në funksion të parandalimit të kontrabandës me mallra dhe kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror.

Sipas njoftimit 440 kilogramë duhan janë sekuestruar në vlerë prej 7 mijë euro dhe rreth 19 mijë euro shmangie nga akciza.

Tutje thuhet se një person i dyshuar është intervistuar, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti në procedure të rregullt për “kontrabandë me mallra”, përderisa malli i kontrabanduar dërgohet në doganë për procedura të mëtejme ligjore.

“Me datë 29.10.2023, rreth orës 09:10 në fshatin Mjak, Policia kufitare, konkretisht Njësiti TASK FORCË-Lindja, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës gjatë realizimit të detyrave të vëzhgimit kanë vërejtur një automjet duke hyrë nga territori i Republikës së Maqedonisë-veri në territorin e Republikës së Kosovës. Automjeti i tipit Renault është ndaluar nga Policia dhe gjatë kontrollit është gjetur sasi e kontrabanduar e mallit ( duhan) si në vijim:

Duhan i papërpunum 8 thas me nga 10 kg,

Duhan i llojit Malboro 250 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Sobrani 250 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Oriental 75 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Davidov 225 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Slims 25 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Virginia 100 pako x 0.5 kg”.

Po ashtu “është identifikuar dhe kontrolluar edhe një automjet tjetër Passat me targa serbe, i cili dyshohet se ishte në përkujdesje/vëzhgim të rrugës gjatë kontrabandimit të mallit.

“Me datë 29.10.2023, rreth orës 23:20, gjatë punës operative dhe koordinimit të njësiteve policore kufitare në fshatin Kremeshtak të Zveqanit është identifikuar një automjet kombi transportues i braktisur, i cili pas kontrollit ka rezultuar të jetë i mbushur me mall të kontrabanduar nga Serbia në Republikën e Kosovës si: produkte higjienike, pije dhe ushqime.

Gjithashtu, në këtë rast është identifikuar dhe kontrolluar edhe një automjet tjetër Passat me targa serbe, i cili dyshohet se ishte në përkujdesje/vëzhgim të rrugës gjatë kontrabandimit të mallit.

Gjatë kontrollit nga Policia janë gjetur edhe dy (2) radiolidhje të cilat dyshohet se kontrabanduesit i kanë përdorë për qëllime komunikimi gjatë aktiviteteve të tyre ilegale.

Radiolidhjet dhe malli janë konfiskuar, malli mbetet për tu vlerësuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, përderisa në koordinim me prokurorin rasti është iniciuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

“Me datë 29.10.2023, Policia Kufitare ka pranuar informacionet se disa persona të dyshuar përmes vijës kufitare në fshatin Turiqicë, kanë kryer me automjete/traktor “kalim të paautorizuar të vendkalimeve apo vijës kufitare”

Pas angazhimeve operative policore nga Njësia e përbashkët kufitare rajoni-Veriu, ka arrit të ndaloj një kaminonetë VË, një Golf 4 dhe një traktor.

Dyshohet se gjashtë (6) personat e dyshuar kishin për qellim prerjen e drunjëve dhe më pas kontrabandimin e tyre ne territorin e vendit tonë.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar në procedure të rregullt si “kalim i paautorizuar i vendkalimeve apo vijës kufitare””, vijon njoftimi.

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Kosova News 30/10/2023 30/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?