KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ankohen qytetarët: Çmimet e druve tejet më të larta se vitet e kaluara
Lajme

Ankohen qytetarët: Çmimet e druve tejet më të larta se vitet e kaluara

Kosova News
Kosova News 08:40 -30/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me ftohjen e motit, qytetarët duhet të gjejnë mënyra për ngrohje me anë të druve, peletit ose rrymës. Por, çmimi i lartë i druve edhe këtë vit po i kushton xhepit të qytetarëve. Ata thonë se çmimet e druve janë tejet të larta në krahasim me vitet e kaluara.

Mentor Krasniqi nga Prishtina po kërkon të gjejë dru me çmim sa më të ulët. Çmimi i metrit të druve për Krasniqin është i lartë, por thotë se nuk ka zgjidhje tjetër.

Ai thotë se është detyruar të blejë dru për ngrohje, për shkak të çmimit të lartë të rrymës. 

“Erdha të blej dru. Çmimi për metër është 65 euro. Vjet kanë qenë edhe më shtrenjtë. Edhe sivjet çmimi është i lartë, por ngrohja me rrymë po na kushton më shumë, prandaj po duhet të blejmë dru. Janë pak shtrenjtë për ata që nuk kanë, por s’kemi çka të bëjmë. Po duhet të ballafaqohemi e të gjejmë zgjidhje. Gjatë dimrit po na shkojnë 6 deri 7 metra dru”, tha për Radio Kosovën, Krasniqi.

Edhe disa qytetarë të tjerë thanë se ngrohja me dru po u kushton edhe më shtrenjtë.

“Në shpi ngrohem me dru, me rrymë dhe me pelet, por shtrenjtë janë të gjitha. Me dru po me del shumë më shtrenjtë, sepse druvarët po na i shesin shumë shtrenjtë dhe nuk po janë metra të plota”, tha njëri nga ata.

Njëri nga druvarët në Prishtinë, në kushte anonimiteti, ka thënë për Radio Kosovën se çmimi i një metri dru të llojit bung, aktualisht tregtohet me çmim prej 65 euro. Sipas tij, vitin e kaluar çmimi i druve ishte më i lartë sesa tani. 

“Jam nga fshati Keçekollë. Interesim të qytetarëve për dru ka edhe këtë vit sikurse viteve të tjera. Metri i druve është 65 euro. Interesim po ka. Krahasuar me vitin e kaluar çmimet sivjet janë më të ulëta, sepse vjet kanë qenë nga 75 deri 80 euro metri i druve. Këtë vit janë me lirë krahasuar me vitin e kaluar”, tha ai.

Çmimet e druve për ngrohje në Kosovë, gjatë dy viteve të fundit janë rritur dukshëm. Një metër kub dru, në të njëjtën periudhë të vitit 2021 kushtonte rreth 40 euro.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Alarm për ndotjen në Badoc, kërkohen veprime urgjente për mbrojtjen e ujit

Rritet konsumi i ujit, KRU “Prishtina” bën apel për përdorim të përgjegjshëm

Trangulli i Kosovës po fiton tregun evropian

Kosova News 30/10/2023 30/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari
21:57 -21/06/2026
Amedspori arrin marrëveshje me portierin e Kosovës
21:33 -21/06/2026
Spanja e mposht Arabinë Saudite me rezultat të thellë
20:49 -21/06/2026
Aksident trafiku në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona
19:45 -21/06/2026
Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike
18:48 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?