Napoli dhe Milan do të përballen në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit italian.
Ndeshja që fillon nga ora 20:45 do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Napoli momentalisht renditet në pozitën e katërt me 17 pikë të grumbulluara dhe ka mundësinë t’i afrohet edhe më shumë objektivit me një fitore.
Milan në anën tjetër renditet në pozitën e tretë në tabelë me 23 pikë dhe synon fitoren pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit në “San Siro”.
Formacionet zyrtare:
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Natan, Rui; Elmas, Lobotka, Zielinski; Politano, Raspadori, Kvaratskhelia.
Milan: Maignan; Theo, Kalulu, Tomori, Calabria; Musah, Krunic, Reijnders; Leao, Giroud, Pulisic.