Policia ka njoftuar se ka konfiskuar një furgon i mbushur me dru të prera ilegalisht në malet e Shtërpcës.
Policia ka njoftuar edhe zyrtarët e Drejtorisë për Adminstrimin e Parkut Kombëtar ‘’SHARRI’’, të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj një personi për transport ilegal, ndërsa furgoni me drunjë është konfiskuar.
“Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve”, ka njoftuar Policia.
Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve.


