Nicolo Zaniolo sot ka dalur para Prokurorit të Torinos.
Futbollisti i Aston Villas u deklarua rreth përfshirjes në skandalin e lojërave të fatit që goditi futbollin italian në javët e fundit.
Zaniolo pranoi se ai vinte bast në platforma të paligjshme, për poker, black jack dhe jo lojëra futbolli.
“Kemi besim për ta sqaruar këtë histori së shpejti”, thanë avokatët e tij pas gati 3 orësh bisedë.


