Policia e Kosovës i ka ndaluar 15 persona, të cilët tentuan të futen nga Shqipëria në Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh, ata vinin nga shtetet si: Siria, Somalia, Eritrea dhe Egjipti.
Sipas njoftimit ata janë futur me ndihmën e tre personave deri afër kufirit, kurse pjesën tjetër për t’u futur në Kosovë e kanë bërë në këmbë.
“Fsh. Vërmicë, Prizren / 26.10.2023 – 05:00. Njësia policore ka ndaluar 15 persona, shtatë nga Siria, katër nga Somalia, 3 nga Eritrea dhe 1 nga Egjipti, të cilët kanë deklaruar se janë futur nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës nga tre persona të dyshuar me një furgon deri afër kufirit, dhe pastaj në këmbë janë futur në Kosovë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet ne njoftim.


