KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Huliganët serbë shkaktojnë kaos në Gjermani, dëmtojnë prona dhe vjedhin pije alkoolike
Sport

Huliganët serbë shkaktojnë kaos në Gjermani, dëmtojnë prona dhe vjedhin pije alkoolike

Kosova News
Kosova News 17:55 -26/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Tifozët serbë kanë ditur të tregohen skandalozë gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit.

Një gjë të tillë e bënë edhe dje tifozët e Crvena Zvezdës, të quajtur “Delije”.

Ata udhëtuan drejt Gjermanisë për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës, ndërsa shkaktuan kaos në udhëtimin e tyre të radhës.

Policia e Leipzigut njoftoi se i ka nisur një sërë hetimesh ndaj tifozëve serbë për përdorimin e mjeteve të palejueshme piroteknike, për dëmtim të pronës së të tjerëve, për lëndime trupore dhe për vjedhje të pijeve alkoolike në një super-market, përcjell “Gazeta Express”.

Policia, tutje në një deklaratë të lëshuar sot tha se trazirat nisën para ndeshjes Leipzig – Crvena Zvezda, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, të mërkurën mbrëma.

“Rreth orës 18:20, afro 3 mijë tifozë të Crvena Zvezdës marshuan nga qendra e qytetit në drejtim të stadiumit. Tifozët janë përcjellë nga një numër i madh i efektivëve. Gjatë shëtitjet, tifozët kanë brohoritur dhe kanë nisur të gjuajnë mjete të palejueshme piroteknike, të cilat janë hedhur edhe gjatë lojës. Po ashtu, është konstatuar se janë dëmtuar edhe disa shenja të komunikacionit”, njofton Policia e Leipzigut.

“Më vonë u mësua se një numër i vogël tifozësh e kishin vjedhur një sasi të papërcaktuar alkooli nga një dyqan lokal, gjë që u hetua gjithashtu”, shton Policia.

Kjo e fundit gjithashtu njofton se gjatë ndeshjes janë angazhuar 800 policë nga Leipzigu dhe nga policia e ndërhyrjes së provincës afër këtij qyteti, të cilët e kanë penguar kontaktin e tifozëve, por megjithatë janë regjistruar disa lëndime

“Policia e patrulloi qytetin edhe gjatë natës për ta ruajtur rendin dhe qetësinë”, thuhet tutje në deklaratë.

Ndeshjen e mbrëmshme e fitoi Leipzigu me rezultat 3:1, ndërsa huliganët serbë i qitën hije të keqe kësaj loje.

Gjithashtu lexoni:

Mbappe mungon sërish për Real Madrid

Xhaka te Milani, klubi italian kontakton Leverkusenin

Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick

Detaje nga dështimi i transferimit të Mirlind Dakut te Zenit St. Petersburg – prapaskenat dhe ndikimi i Gazpromit

Rrëfim i Regont Muratit për përballjen me yjet e Bayernit dhe eksperiencën në Kupën e Botës për Klube

Kosova News 26/10/2023 26/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Bizneset kërcënojnë me bllokadë të rrugëve nëse ZRRE-ja nuk pezullon vendimin, afati përfundon sot
19:27 -21/06/2025
Houthi kërcënon ShBA-në nëse e sulmon Iranin
18:58 -21/06/2025
Mbappe mungon sërish për Real Madrid
18:46 -21/06/2025
Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja
18:25 -21/06/2025
BE kërkon që Shqipëria të rritë investimet në kërkim dhe shkencë
18:08 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?