Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për të verifikuar nëse ka elemente të veprës penale lidhur me formimin e “Lëvizjes për braktisjen vullnetare të fesë islame” në Deçan.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi, shkruan Betimi për Drejtësi.
“Ne si prokurori që nga paraqitja publike e kësaj iniciative, e kemi monitoruar në vazhdimësi dhe njëkohësisht këtë të enjte, Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast, për verifikim të asaj nëse ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes apo mos durimit dhe varësisht nga ajo çka mund të rezultojë do të ndërmerren edhe hapat dhe veprimet e mëtutjeshme”, ka thënë Nikçi.


