KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbia “provokon sërish”, rrit me 11 milionë euro buxhetin për strukturat e saj në Kosovë
Rajon

Serbia “provokon sërish”, rrit me 11 milionë euro buxhetin për strukturat e saj në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:44 -26/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ligjvënësit serbë i dhanë dritën jeshile ligjit për buxhetin e vitit 2024, i cili parashikohet të jetë rreth 17.5 miliardë euro.

Nga ky buxhet, për vitin e ardhshëm, qeveria serbe ka planifikuar të ndajë rreth 11 milionë euro më shumë për Kosovën nga sa kishte alokuar për 2023-shin. Paratë shtesë do të shkojnë për mirëfunksionimin e  institucioneve dhe organizatave, zyrën e qeverise dhe informimin e serbëve në Kosovë.

Ndarjet buxhetore të Beogradit për Kosovën kanë ardhur duke u rritur prej disa kohësh tashmë. Ekspertët paralajmërojnë se këto investime kanë qenë jotransparente me vite të tëra dhe se është pothuajse e pamundur të përcaktohet shpenzimi total për Kosovën.

Serbia ndan para për punën e institucioneve paralele në Kosovë, përmirësimin e jetës së qytetarëve, informimin, por edhe në mbështetje të klerikëve dhe murgjërve atje. Po ashtu, mbështet punën e Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicën e Veriut dhe investon në projekte mjedisore.

Dragan Popovic nga organizata joqeveritare e Beogradit, Qendra për Politikë Praktike thotë se shumë nga këto shpenzime të fshehura kanë të bëjnë me punën e kompanive publike nga Kosova, të cilat janë zhvendosur në Serbi që nga lufta e vitit 1999. Një pikë e veçantë në buxhet i referohet mbështetjes për “përmirësimin e cilësisë së jetës së popullatës serbe dhe joshqiptare”. Dhe, për këtë qëllim janë planifikuar më shumë para në buxhet krahasuar me vitin 2022, rreth 4.7 milionë euro./tch

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 26/10/2023 26/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?