KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri malazias refuzon ta ekstradojë në Kosovë serbin e akuzuar për krime lufte
Siguri

Ministri malazias refuzon ta ekstradojë në Kosovë serbin e akuzuar për krime lufte

Kosova News
Kosova News 12:29 -26/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar kërkesën e Kosovës që ta ekstradoi shtetasin serb Momçilo Vukotiq (61), të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile. Vukotiq ishte arrestuar në Mal të Zi dhe ndodhet në paraburgim për ekstradim. Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG) ka njoftuar se ministri i Drejtësisë ka marrë vendim që të mos e ekstradoj 61-vjeçarin.

Gjykata kishte konstatuar se plotësoheshin kushtet ligjore për ekstradim, por ministri malazias Kovaç e refuzoi kërkesën. Ai beson se është shkelur neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore.

“Në vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për fillimin e hetimeve, nuk thuhet se cilat veprime ka kryer Vukotiq, të cilat janë pjesë e veprave penale, por vetëm thuhet se pas 24 vjetësh është paraqitur një dëshmitar i cili e njohu foton e tij në një album”, kanë thënë për “RTCG” burime nga Ministria e Drejtësisë së Malit të Zi.

Është thënë se nuk është rasti i vetëm që Kosova kërkon ekstradimin e një shtetasi serb të dyshuar për krime lufte.

“Është konstatuar se ekstradimi do të binte në kundërshtim me nenin 3 të Konventës Evropiane”, kanë thënë burimet.

Vukotiq u arrestua në Mal të Zi nën dyshimet se kishte kryer krime lufte në Kosovë në vitin 1999, në territorin e Pejës.

Ai ishte dërguar në paraburgim në pritje të ekstradimit.

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Kosova News 26/10/2023 26/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?