Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është pritur në takim delegacioni nga Akademia e Drejtësisë të Karolinës Veriore nga SHBA-ja dhe nga OSBE Misioni në Kosovë.
Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë të Karolinës Veriore dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike me theks të veçantë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e hulumtimit dhe trajnimit.
Gjithashtu u theksua nevoja e shkëmbimit të përvojave për adresimin e sfidave në aspektin e sigurisë përmes fokusit në përgatitjen profesionale të zyrtarëve të kësaj fushe.
Ministria e Punëve të Brendshme ka shprehur mirënjohje për mbështetjen nga partnerët në fuqizimin e mekanizmave dhe agjencive në kuadër të saj dhe gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në realizimin e reformave që adresojnë sfidat aktuale në fushën e sigurisë.




