KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rritet interesimi për pajisje me dokumente të Kosovës dhe targa RKS në Zubin Potok
Lajme

Rritet interesimi për pajisje me dokumente të Kosovës dhe targa RKS në Zubin Potok

Kosova News
Kosova News 20:29 -24/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Janë rritur kërkesat për pajisje me dokumente të Kosovës dhe targa RKS nga qytetarët e Zubin Potokut, që kryesisht janë të nacionalitetit serb.

Këtë e tha në emisionin “Ditari” në Tëvë1, i pari i kësaj komune, Izmir Zeqiri.

Megjithatë, Zeqiri tha se qytetarët serbë kanë frikë që regjistrimin e veturave dhe dokumentet tjera t’i kërkojnë në zyrën që ndodhet në qendër të Zubin Potokut, andaj sipas tij një gjë të tillë e bëjnë në Çabër, ku frekuentimi i serbëve është më i vogël.

“Më tepër janë ata që i përditësojnë dokumentet sepse këta i kanë poseduar dyfish dokumente nga e ashtuquajtura zyra për Kosovën në Serbi, mirëpo ato dokumente si duket nuk janë valide për të lëvizur nëpër shtete të Evropës dhe është shtuar kërkesa për dokumente të Kosovës. Ndërsa sa i përket regjistrimit të veturave, nuk ka pas problem me regjistrimin e veturave, personeli që punon në zyrën në qendër të qytetit zyrën e ka pranë stacionit policor, por më tepër e preferojnë popullata të shkojnë në zyrën për komunitete që gjendet në Çabër se sa në qendër të Zubin Potokut për shkak se mos me pa njëri-tjetrin se po shkon dhe po nxjerr dokumente, duket se po ruhen nga dikush”, tha Zeqiri.

Megjithatë, ai tha se muajve të fundit në këtë komunë nuk ka pasur djegie të veturave apo ndonjë incident.

Zeqiri tha se aktualisht në Zubin Potok është një qetësi por jo edhe stabilitet sa duhet.

“Kemi kërkesa të vazhdueshme për punësime, për hapjen e konkurseve, mirëpo nuk e preferojnë fort të punojnë institucionalisht për shkak të frikës. Kemi kërkesa për ndihma të ndryshme, kemi kontakte për ndihma, për renovime të shtëpive, kërkesa për ndihma financiare etj.”, tha Zeqiri.

Ndërsa, i pyetur nëse ka ndonjë nismë për peticion për shkarkimin e tij në mënyrë që t’i mundësoj kësaj Komune të shkoj në zgjedhje të parakohshme, Zeqiri tha se aktualisht nuk ka ndonjë nismë të tillë.

Gjithashtu lexoni:

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit

Shkrimtari serb rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës

Kosova News 24/10/2023 24/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?