KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Spitalet në Gaza drejt kolapsit, Mjekët: Karburanti po mbaron, do të vdesin qindra pacientë
Botë

Spitalet në Gaza drejt kolapsit, Mjekët: Karburanti po mbaron, do të vdesin qindra pacientë

Kosova News
Kosova News 15:05 -24/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ky është spitali i Al Shifës, në qytetin e Gazës. Është vetëm një minutë në një ditë, por mjekët na thonë se mund të jetë çdo minutë e 16 ditëve të fundit. Është një skenë nga ferri… dhe shumë prej pacientëve janë fëmijë të vegjël.

Zona e recepsionit është kthyer në një qendër përzgjedhjeje, dhe kudo që hedh sytë ka viktima të reja. Secili nga këta njerëz është urdhëruar nga ushtria izraelite të evakuojnë spitalin, përfshirë stafin e sfilitur dhe të paktë në numër. Dhe ndërsa bombardimet ndëshkuese vazhdojnë, fluksi i të plagosurve vërshon. Mjekët thonë se nuk kanë ku të shkojnë tjetër dhe asnjë mënyrë të sigurt për t’i zhvendosur. 

Dr. Marwan Abusada, shef i Kirurgjisë në spitalin Al Shifa, thotë: “Gjatë përshkallëzimeve në të kaluarën na sillnin viktima një ose dy herë në ditë. Por, tani kemi viktima çdo gjysmë ore. Kështu, urgjenca është e tejmbushur me pacientë”.

Doktori paralajmëron se situata do të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Sipas tij, spitali është vetëm dy ditë larg nga shterimi i karburantit, që nevojitet për gjeneratorët që mbajnë spitalin dhe pacientët e tij të gjallë. 

Clarissa Ward, CNN- Nëse do të mbaronte karburanti, çfarë do të bëni? Çfarë mund të bëni?

Dr. Marwan Abusada – Mendoj që komuniteti ndërkombëtar do të ishte pjesë e një procesi të vrasjes së njerëzve tanë. Nëse ata nuk veprojnë ndaj Izraelit për të lejuar karburantin në Gaza, çfarë të bëjmë me njerëzit që janë në terapi intensive? Ne do të ndalnim ventilimin mekanik. Po në njësitë neonatale, ku kemi më shumë se 130 bebe në terapi intensive? Mendoj se do t’i linim ata të vdisnin në paqe.

Vetëm pak ndihma janë lejuar të hyjnë në Gaza dhe aspak karburant. Ai bllokohet nga Izraeli, me shqetësimin se do të bjerë në duart e Hamasit. Qindra kamionë po presin përgjatë anës egjiptiane të kufirit. Por, përpjekjet diplomatike për të hapur një korridor të vazhdueshëm humanitar kanë dështuar dhe tani nuk ka më kohë për debat. 

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 24/10/2023 24/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?