KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ShBA-ja thotë se do të hakmerret nëse forcat amerikane sulmohen në Lindjen e Mesme
Botë

ShBA-ja thotë se do të hakmerret nëse forcat amerikane sulmohen në Lindjen e Mesme

Kosova News
Kosova News 08:39 -23/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, thanë të dielën vonë se Shtetet e Bashkuara presin që lufta mes Izraelit dhe Hamasit të përshkallëzohet përmes përfshirjes së përfaqësuesve të Iranit, duke shtuar se administrata Biden është e përgatitur për t’u përgjigjur nëse personeli amerikan apo forcat e armatosura bëhen cak i luftimeve të tilla.

“Kjo nuk është çfarë duam ne, as çfarë kërkojmë. Ne nuk duam përshkallëzim”, tha Blinken.

Po ashtu, ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk duan që “ndaj forcave apo personelit tonë të ketë të shtëna. Por, nëse kjo ndodh, atëherë ne jemi të gatshëm për këtë”, raporton AP.

Austin, ndërkohë, ka thënë se “ajo çfarë po shohim ne është mundësi e një përshkallëzimi të madh të sulmeve ndaj trupave dhe njerëzve tanë në rajon”.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë të drejt për vetëmbrojtje “dhe ne nuk do të ngurrojmë të ndërmarrim veprime të duhura”.

Paralajmërimi i zyrtarët të lartë amerikanë vjen derisa përgjigja e ashpër e Ushtrisë së Izraelit ndaj sulmit vdekjeprurës të Hamasit në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor po futet në javën e tretë.

Avionët luftarakë izraelitë i vazhduan bombardimet mbi Rripin e Gazës të shtunën dhe të dielën, si dhe i sulmuan dy aeroporte në Siri dhe një xhami në Bregun e uzurpuar Perëndimor, e cila gjoja përdorej nga militantët.

Ushtria e Izraelit shkëmbeu zjarr me grupin militant të Libanit, Hezollah, në fundjavë, duke i vrarë gjashtë luftëtar të këtij grupi.

Blinken, i cili së fundmi i kaloi disa ditë në Lindjen e Mesme, foli për “mundësinë e përshkallëzimit të luftës, edhe pse askush nuk dëshiron të shohë luftime në një front të dytë apo tretë mes Izraelit dhe Hamasit”.

Ai aj thënë se pret “përshkallëzim nga përfaqësuesit e Iranit kundër forcave tona, kundër personelit tonë”, duke shtuar se “ne po ndërmarrim hapa për t’u siguruar se mund ta mbrojmë popullin tonë dhe të përgjigjemi me vendosmëri nëse është nevoja”.

Irani është armik i Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, vazhdimisht e ka përdorur fjalën “mos” për t’i paralajmëruar armiqtë e Izraelit të mos e shfrytëzojnë situatën e tanishme në rajon.

Departamenti i Shtetit ka urdhëruar të dielën diplomatët jo-thelbësorë amerikanë dhe familjet e tyre në Ambasadën e SHBA në Irak dhe konsullatën amerikane në Irbil të largohen nga vendi për shkak të tensioneve të rritura.

Në një mesazh të përditësuar për amerikanët në Irak, departamenti ka thënë se situata e sigurisë në Irak e bëri të pamundur kryerjen e operacioneve normale.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 23/10/2023 23/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?