KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FFK organizon për herë të parë kursin bazik për trajnerët e futsallit
Sport

FFK organizon për herë të parë kursin bazik për trajnerët e futsallit

Kosova News
Kosova News 10:05 -21/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e futsallit në vendin tonë, duke organizuar për herë të parë kursin bazik për trajnerët e futsallit.

Ky kurs është realizuar në bashkëpunim me UEFA-n dhe është kurs i nivelit C kombëtar. Pa dyshim, ky është një moment i veçantë, pasi për herë të parë trajnerët e futsallit në Kosovë janë përfshirë në një program të tillë të certifikimit.

Në këtë kurs, i cili po mbahet në hotel ‘Trofta’ në Istog, po marrin pjesë 25 trajnerë, ku janë të përfshirë ata të ekipeve kombëtare dhe të klubeve të Superligës.

Kursi është treditor dhe do të përfshijë punën teorike dhe praktike, e ku për këtë të fundit do të ketë ndihmën e ekipit të futbollit “Istogu”, ku për çështje trajnimi do të shfrytëzohen futbollistët e grupmoshave të reja të këtij klubi.

Për organizimin e këtij kursi Federata e Futbollit të Kosovës ka bashkëpunuar me strukturat e edukimit të UEFA-s dhe ka zgjedhur instruktorin Mićo Martić nga Kroacia për të ligjëruar para pjesëmarrësve. Ai ka përvojë 20-vjeçare në futsall dhe është një prej instruktorëve më të mirë të FIFA-s dhe UEFA-s në lojën e futsallit.

Martić ka shprehur gëzimin dhe kënaqësinë e tij që është pjesë e këtij kursi historik në Kosovë dhe ka vlerësuar kualitetin e trajnerëve, klubeve dhe kombëtares së Kosovës.

Ai ka theksuar rëndësinë e këtij kursi për trajnerët dhe ka falënderuar FFK-në dhe shefen e edukimit Sanije Krasniqin për punën e shkëlqyer që ka bërë në organizimin e këtij kursi dhe për kushtet shumë të mira për punë.

Në përfundim të këtij kursi trajnerët pjesëmarrës do të certifikohen me licencën C kombëtare për futsall. Ndërkaq, përveç grupit të parë të pjesëmarrësve, është planifikuar që të organizohet edhe një kurs tjetër në vitin e ardhshëm me trajnerët e Ligës së Parë. Nga afër punimet e këtij kursi po i ndjekin edhe kryetari i Komisionit të Futsallit, Hysni Gjinovci dhe shefja e sektorit të edukimit në FFK, Sanije Krasniqi. 

Gjithashtu lexoni:

Chelsea kërkon me çdo kusht portierin e Milanit

Dortmundi fiton goleadën ndaj skuadrës afrikane

Mbappe mungon sërish për Real Madrid

Xhaka te Milani, klubi italian kontakton Leverkusenin

Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick

Kosova News 21/10/2023 21/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Parlamenti i Iranit miraton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, arterien nga kalon 20 për qind e naftës botërore
17:41 -22/06/2025
Chelsea kërkon me çdo kusht portierin e Milanit
17:35 -22/06/2025
Macroni i bën thirrje Iranit të përmbahet
17:30 -22/06/2025
Policia konfiskon një arsenal të madh armësh luftarake në Zveçan; mitralozë, raketahedhës e granata gjenden në objektin e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç
16:43 -22/06/2025
Temperaturat deri në 35 gradë javën e ardhshme në Kosovë
15:48 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?