Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka pritur në takim deputeten e Parlamentit Britanik, Alicia Kearns.
Këtë Rama e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se në kohë të vështira, janë guximi dhe besnikëria ndaj së vërtetës virtytet që e lartësojnë njeriun. Zonja Kearns i dëshmoi këto me përkrahjen e pakursyer për të vërtetën e Kosovës.
Deputetja britanike, Kearns kishte ngritur shqetësimet për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, duke përmendur kontrabandën e armëve nga Serbia dhe ruajtjen e tyre në kishat ortodokse serbe.


