Një muaj mbasi në veri të Kosovës, Banjskë të Zveçanit, nga sulmet terroriste ndaj njësiteve policore të Republikës së Kosovës mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, nëpërmjet një fushate për mbledhjen e ndihmave financiare, shqiptarët që shërbejnë në uniformat e policisë amerikane të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe, kanë arritur të mbledhin 60 mijë dollarë për familjen e Afrim Bunjakut, policit të vrarë në Banjëskë – Zveçan, Kosovë.
Sot, në mjediset e Konsillatës së Republikës së Kosovës në New York, në praninë e Konsullit të Përgjithshëm – ambasadorit Blerim Reka, dhe stafit të tij, u zhvillua ceremonia e dorzimit të çekut 60 mijë dollarë.
Ky çek familjes së heroit Afrim Bunjaku, nga disa pjesëtarë të uniformave blu në New Jersey & New York, si dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, Elton Shametaj, iu dorzua drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhës.


