KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohen pesë mjekë dhe farmacistë për receta false në Serbi dhe Kosovë
Lajme

Arrestohen pesë mjekë dhe farmacistë për receta false në Serbi dhe Kosovë

Kosova News
Kosova News 15:34 -18/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se janë arrestuar pesë mjekë dhe farmacistë nën dyshimin se kanë keqpërdorur shpërndarjen e barnave në Serbi dhe Kosovë.

Sipas njoftimit të lëshuar më 18 tetor, ata dyshohet se u kanë dhënë ilaçe të hormoneve të rritjes pacientëve që nuk kanë nevojë për to, dhe me këtë i kanë shkaktuar më shumë se 680 mijë euro dëm Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Serbisë.

Institucionet shëndetësore në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë punojnë nën sistemin serb dhe serbët e Kosovës kanë sigurim shëndetësor serb, kështu që ata përdorin edhe përfitimet e barnave pa pagesë.

Sipas njoftimit, pas procedurës para hetimore në territorin e Serbisë janë arrestuar Z.S., O.Sh., M.J., S.Z. dhe S.Z., si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të komplotit, shpërdorim të pozitës zyrtare dhe shpërdorim të pozitës së personit përgjegjës në periudhën nga nëntori 2018 deri në korrik 2021.

Thuhet se gjashtë të dyshuar nga dy grupe të lidhura kriminale e kanë pranuar fajësinë dhe kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë dhe se Gjykata e ka pranuar.

Prokuroria shtoi se një grup përbëhej nga katër mjekë të Shtëpisë Shëndetësore të Gushtericës së Poshtme, dhe shtatë farmacistë të tjerë nga Beogradi, Kragujevci dhe Mitrovica e Sremit.

“Grupi i parë jepte receta pa ekzaminime të mirëfillta, për t’ua dërguar më pas anëtarëve të grupit të dytë, të cilët i merrnin barnat në barnatore pa dijeninë e pacientëve për të cilët janë përshkruar receta”, njoftoi Prokuroria, shkruan REL.

Siç thuhet në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, Qendra Shëndetësore Gushterica e Poshtme ofron shërbime për banorët e Lipjanit, Gushtericës së Epërme, Dobrotinit, Livagjës, Janjevës, Lepinës, Robocit, Suhodollit, Grackë e Vjetër. Që nga dhjetori 2000, ajo ka mbuluar një territor me 10,000 banorë dhe ofron afërsisht 124,000 shërbime në vit.

Gjithashtu lexoni:

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Kosova News 18/10/2023 18/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit
13:37 -11/07/2026
Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec
13:18 -11/07/2026
Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …
13:09 -11/07/2026
Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut
13:03 -11/07/2026
Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra
12:57 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?