Dy shtetas suedezë janë qëlluar për vdekje dhe një person tjetër është plagosur në Bruksel, në një sulm të cilin prokurorët po e trajtojnë si terrorizëm.
Ndeshja e kualifikuese për Euro 2024 mes Belgjikës dhe Suedisë po luhej në qytetin i cili më pas u braktis.
Brukseli është në alarm të lartë të terrorit pasi personi i armatosur, i cili në pamjet e publikuara në rrjetet sociale dukej se kishte një pushkë, vazhdon të jetë i lirë.
Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ishte për një vizitë në Shqipëri, tha se: “Evropa është tronditur”.
Një zëdhënës i prokurorit, Eric van Duyse, u kërkoi qytetarëve të shkojnë në shtëpi dhe të qëndrojnë atje për sa kohë që kërcënimi nuk është hequr”.
Ai tha se një burrë që pretendonte se ishte sulmuesi kishte thënë në një video në mediat sociale se ishte frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik.
Një video tregon një burrë që flet arabisht duke thënë se ai e kreu sulmin në emër të Zotit dhe se ai vrau tre persona.
Mediat belge raportojnë se dy personat e vrarë ishin të veshur me fanella futbolli të kombëtares suedeze.
Futbollistët suedezë i thanë Uefa-s se nuk donin të luanin pjesën e dytë të ndeshjes dhe skuadra belge ra dakord, sipas transmetuesit suedez TV6.
Kryeministri belg Alexander de Croo përmes rrjeteve sociale i ka ofruar ngushëllime homologut të tij suedez.
“Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë që humbën të dashurit e tyre”, tha ai. “Si partnerë të ngushtë, lufta kundër terrorizmit është e përbashkët”, ka shkruar ai.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në mediat sociale se mendimet e saj ishin “me familjet e dy viktimave të sulmit të neveritshëm në Bruksel”.
“Unë i jap mbështetjen time të përzemërt policisë belge, në mënyrë që ata të kapin me shpejtësi të dyshuarin. Së bashku ne qëndrojmë të bashkuar kundër terrorit”, ka shkruar ajo.
Për rastin ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Ngushëllimet e mija të përzemërta për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe për kryeministrin suedez. Ne duhet të qëndrojmë bashkë në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit”, ka shkruar Kurti në Twitter.


