Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka mbrojtur vendimin për të lejuar Sandro Tonalin dhe Nicolo Zaniolo të largohen nga kampi stërvitor pasi lojtarëve iu tha se ishin të përfshirë në një hetim nga Prokuroria e Torinos.
Ushtrimi i paligjshëm i aktiviteteve të lojërave apo basteve, është pretendimi që ka Prokuroria në hetimin për bastet e futbollit. Rasti është ai i parashikuar në nenin 4 të ligjit 401 të vitit 1989. Më 12 tetor hetuesit vazhduan me sekuestrimin e telefonave celularë të cilët tani do të analizohen dhe në veçanti do të analizohen bisedat.
Federata e Futbollit e Italisë ka njoftuar të enjten se lojtarët u njoftuan për hetimin nga prokurorët ndërsa ishin në qendrën stërvitore të ekipit kombëtar në Coverciano, përpara ndeshjeve kualifikuese të Euro 2024 kundër Maltës dhe Anglisë.
“Është vendimi i duhur (largimi i dy futbollistëve nga qendra stërvitore v.j.). Tani le të mendojmë për të luajtur kundër Maltës dhe Anglisë. Ne humbim dy futbollistë të mirë, por mbetemi një ekip shumë i fortë”, ka thënë ai.