KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Google paditet në SHBA për diskriminim të Gjuhës Shqipe
Lajme

Google paditet në SHBA për diskriminim të Gjuhës Shqipe

Kosova News
Kosova News 14:50 -12/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjiganti teknologjik Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga Google.

Ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe.

Padia është ngritur nga Haki Dervishi – shtetas Amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani – mjek i njohur Kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York.

Paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm nga Google i gjuhës shqipe ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads dhe Google Adsense.

Kontributi i Dervishit dhe Dr. Asllanit për Kosovën është shumëdimensional qysh nga fillimi i viteve të 90-ta.

Por sipas Asllanit dhe Dervishit, angazhimi i tyre lobues dhe koordinimi i aktiviteteve për pranimin e Kosovës në Rotary International me 5 Nëntor të vitit 2005 që rezultoi me njohjen e parë ndërkombëtare të Kosovës, do të mbetet një nga momentet më të ndritura të përkushtimit të tyre për kauzën kombëtare.

Dervishi dhe Asllani gëzojnë një përkrahje të pa rezervë të miqve Amerikan për t’a bërë të padrejtën të dukshme. Ata kanë angazhuar edhe avokatë Amerikanë për të paditur gjigantin Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe.

Dedikimi i Dervishit dhe Asllanit për zhvillim të kombit dhe kontributi i tyre i vazhdueshëm për liri, paqe, barazi dhe mos-diskriminim shton besimin se Google do të shqyrtojë me interes këtë padi dhe konsiderojë shtimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare të mbështetur nga Google.

Kjo do të sjellë risi të mëtejshme të teknologjisë informative duke krijuar mundësi reale për zhvillim ekonomik, marketing dhe informim cilësor duke i’u mundësuar gazetarëve të bëjnë punën e tyre edhe më mirë.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 12/10/2023 12/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?