KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndalohen 4 persona në Tiranë, “shisnin online” bileta për ndeshjen Shqipëri – Çeki për 400 euro
Sport

Ndalohen 4 persona në Tiranë, “shisnin online” bileta për ndeshjen Shqipëri – Çeki për 400 euro

Kosova News
Kosova News 13:06 -12/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia në Shqipëri ka ndaluar 4 persona në Tiranë, pasi ata kishin reklamuar dhe kishin ofruar për shitje bileta për ndeshjen e sotme Shqipëri – Çeki, për 400 euro copën.

Siç ka bërë të ditur Policia e Shqipërisë, katër të dyshuarit kishin krijuar skemë mashtrimi për shitjen e biltetave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për disa shtetas, të cilët reklamonin në rrjete sociale dhe shisnin me anë të mashtrimit, bileta për ndeshjen e ditës së sotme, me çmime shumë të larta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. A., 35 vjeç, R. H., 22 vjeç, A. O., 31 vjeç dhe E. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi për shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime që shkonin deri në 400 euro. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.

Shqipëria sonte në “Air Albania” në Tiranë zhvillon ndeshjen vendimtare elminatore për “Euro 2024” kundër Çekisë. Një fitore do ta kualifikonte Shqipërinë në Evropian.

Kërkesat për bileta kanë qenë të shumta, ndërsa biletat kanë nisur të shiten me çmime të larta në treg të zi.

Gjithashtu lexoni:

Arabia Saudite bëhet importuesi më i madh i naftës në Shqipëri, sjell 40% të sasisë totale

Milani përgatit ofertën e dytë për Xhakën

Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga

Juventusi i ofron Manchester Unitedit dy lojtarë për Sanchon

Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

Kosova News 12/10/2023 12/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
64%
1 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
28 °C

Lajmet e Fundit

Arabia Saudite bëhet importuesi më i madh i naftës në Shqipëri, sjell 40% të sasisë totale
23:05 -23/06/2025
Milani përgatit ofertën e dytë për Xhakën
22:59 -23/06/2025
Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagim i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan nuk u lëndua
22:30 -23/06/2025
Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
22:19 -23/06/2025
Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga
21:36 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?