KosovaNews ka publikuar një hulumtim ekskluziv lidhur me kompanitë e vëllezërve Devolli të cilat tronditen jo vetëm opinionin publik, por edhe institucionet e Kosovës. Hulumtimi zbardhi se pronësia e pothuajse të gjitha kompanive të Devollëve, si: Art Motion, KlanKosova, kompanitë energjetikës solare, etj. përfundonte tek disa kompani tjera të regjistruara jashtë vendit dhe ate me pasaporta të Serbisë.
Pasi që kompania maqedonase që e ka në pronësi Art Motion në Kosovë – KG Media Ivestment DOOeL i rregulloi dokumentet, duke i hequr ato të Serbisë dhe duke i zëvendësuar ato me të Republikës së Kosovës, pronari i Klan Kosovës – Kushtrim Gojani hapi “Art Motion” në Novi Sad të Serbisë, përsëri me dokumente të Serbisë. Kompania Liçencohet si operator kabllor me emrin “Art Motion Platforma.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili pyeti se si nuk u bë asnjë reagim nga asnjë deputet i opozitës për këto skandale të Devollit.
Pervec Abrashit, reagoi edhe anëtari i departamentit koordinues për degët lokale të VV, Filiz Mustafa i cili po ashtu parashtroi nje pyetje: “A do të ketë ndonjë protestë për t’u sensibilizuar me Klan Kosovën, meqë faktet e paraqitura në këtë hulumtim janë “tendencioze” dhe cenojnë “lirinë e shprehjes’.
Dy javët që i lam pas ishin shumë të bujshme me zhvillime sa i përket sigurisë në veri të vendit. Në 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës, në kuadër të zbatimit të detyrave të saj, goditi një grup të strukturuar terrorist. Më heret, në mëngjez të kësaj dite, ky grup kishte shtënë drejt zyrtarëve policor, duke e vrarë oficerin Afrim Bunjaku, sot Hero i Kosovës dhe plagosur dy oficerë tjerë policor.
Fakte që nxorri ministria e brendshme nxorrën sheshit karakterin e këtij grupi terrorist, personat e involvuar dhe shteti që i kishte organizuar, financuar e paisur me mjete ushtarake e logjistikë – Serbia dhe presidenti i saj autokrat – Vuçiq.
Në anën tjetër, makineria propagandistike e Serbisë, filloj ti glorifikojë terroristët e vrarë nga forcat e rendit si “martirë”, të thurrë gjithëçfarë vajtimesh, spotesh, logosh, etj. Këto përmbajtje propagandisitke depërtuar edhe në ekranet e vogla të qytetarëve të Kosovës përmes ArenaSport, të cilën e transmeton ArtMotion dhe kabllorë tjerë që këtë progrmacion e blejnë nga Devollët dhe operatori mts DOO – degë e Telekom Serbia në Kosovë.

