KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rëndohet bilanci – Mbi 1200 viktima në Izrael, goditen qindra objektiva në Gaza dhe shkon në 900 numri i viktimave palestineze
Botë

Rëndohet bilanci – Mbi 1200 viktima në Izrael, goditen qindra objektiva në Gaza dhe shkon në 900 numri i viktimave palestineze

Kosova News
Kosova News 08:33 -11/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Numri i të vdekurve nga sulmi i nisur të shtunën nga Hamasi është rritur në të paktën 1,200 dhe rreth 3,000 të plagosur në Izrael. Lajmi u raportua nga mediat izraelite, të cilat cituan ushtrinë vendase. Ndërsa sipas asaj që është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, numri i viktimave palestineze ka shkuar në 900 dhe 4,600 të plagosur.

Dhjetëra avionë luftarakë të Forcave Ajrore izraelite kanë goditur më shumë se 200 objektiva në lagjen Al-Furqan në Gaza, që besohet të jetë pika e nxehtë nga ku Hamasi harton dhe ekzekuton sulmet. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se ky është kundërsulmi i tretë në zonë gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë kanë dalë në dritë detajet e një masakre në një fshat izraelit ku luftimet vazhduan deri të martën në mëngjes. Një gjeneral izraelit foli për foshnjat e vrara në dhomat e tyre të gjumit, ndërsa disa prej të vdekurve u ishin prerë kokat

Presidenti i SHBA Joe Biden e ka përshkruar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit – i nisur të shtunën – si një “akt të së keqes së plotë”.

Avioni i parë amerikan që mban armë për Izraelin ka mbërritur në jug të vendit. SHBA po punon me vendet e tjera për të krijuar një korridor që do të lejojë civilët në Gaza dhe amerikanët që duan t’i shpëtojnë luftës të largohen. Kjo është raportuar nga NBC, duke cituar disa burime, sipas të cilave korridori do të ishte në jug të Gazës dhe do të çonte në Egjipt.

Ndërkaq ushtria izraelite ka konfirmuar se rreth 300,000 ushtarë janë vendosur pranë Rripit të Gazës për luftën kundër Hamasit.

“Ajo që po bëjmë në këto zona afër Rripit është se kemi dërguar dhe dislokuar këmbësorinë tonë, ushtarët tanë të blinduar, trupat tona të artilerisë dhe shumë ushtarë të tjerë rezervë: gjithsej 300,000. Dhe kjo është për të siguruar që Hamasi, në fund të kësaj lufte, nuk do të ketë aftësi ushtarake me të cilat të kërcënojë ose vrasë civilët izraelitë”,  shpjegoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite Jonathan Conricus.  

Nga mitet biblike te luftimet izraelito-palestineze, historia e përgjakshme e Gazës – toka e vogël 41 km e gjatë dhe 11 km e gjerë

.

Rimal, Gaza

Pamje nga sulmet ajrore në Gaza

Viktimat në Kfar Aza

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7

Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)

Kosova News 11/10/2023 11/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati
09:08 -16/06/2026
IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?