KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani për sulmin terrorist: Presim qartësi strategjike nga ndërkombëtarët dhe ndëshkim të Serbisë – Kishte qëllim aneksimin e veriut
Politikë

Presidentja Osmani për sulmin terrorist: Presim qartësi strategjike nga ndërkombëtarët dhe ndëshkim të Serbisë – Kishte qëllim aneksimin e veriut

Kosova News
Kosova News 12:24 -10/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët për media me homologun e saj kroat Zoran Milanoviq, ka kërkuar ndëshkimin e Serbisë për aktin agresor ndaj Kosovës, ndërsa tha se duhet të shtohet siguria në kufirin me Serbinë.

Presidentja Osmani ka thënë se pret nga bashkësia ndërkombëtare qartësi strategjike, ndërkaq nga Kroacia vazhdim të bashkëpunimit për këtë sfidë të sigurisë.

“Kosova në periudhën e fundit po përballet me një prej situatave më të rënda në 25 vitet e fundit, shkaku i veprimeve hibride nëpërmjet aktiviteteve terroriste dhe agresionit të sponsorizuara dhe urdhëruar nga Serbia. Shpresoj që partnerët ndërkombëtarë do të dëshmojnë qartësi strategjike dhe veprime të vendosura për ta ndaluar përpjekjen e Serbisë për destabilizim jo vetëm të Kosovës, por gjithë rajonit”, ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, pas aktit të agresionit të 24 shtatorit, fokusi duhet të jetë vënia e gjithë autorëve të këtij akti para drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Ajo paralajmëroi se mosndëshkimi i Serbisë mund të sjellë sulme të reja nga ajo ndaj Kosovës.

“Marrja e garancive të forta të sigurisë, sidomos për ta ruajtur kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe frenimi i Serbisë, sanksionimi i Serbisë për veprimet e saj si masë parandaluese për sulmet e tjera në të ardhmen… Nëse s’ndërmerren masa nga komuniteti euroatlantik, Serbia do të ndihej më e fuqishme dhe më e inkurajuar nga mosndëshkimi”, është shprehur ajo.

Presidentja Osmani edhe në Kroaci tha se është dëshmuar nga të gjitha provat e mbledhura nga veriu pas sulmit se qëllimi i Serbisë është aneksimi i veriut.

Tutje Osmani ka ngritur paralele mes Kroacisë, e cila është përballur me agresionin serb në vitet e 90’ta dhe mes Kosovës që po vazhdon të ndjejë këtë agresion edhe sot.

“Ka pak shtete në Evropë që e kuptojnë sfidën me të cilën po përballemi, kush më mirë se Kroacia. Kroacia në fillim të viteve të 90’ta u përball me grupet paramilitare serbe që kishin mbështetjen politike, financiare, organizative dhe ushtarake nga regjimi i atëhershëm në Beograd. Ndaj siç ka qenë deri më tani, presim mbështetjen e Kroacisë në këtë sfidë të rëndë të sigurisë, e cila nuk synon destabilizimin  vetëm të Kosovës por mund të ketë pasoja shumë më të gjera”, ka deklaruar presidentja e Kosovës.

Presidentja shpalos detaje në Zagreb: Provat që e lidhin lidershipin e Serbisë me sulmin terrorist janë të katër natyrave të ndryshme
Presidenti i Kroacisë godet Serbinë: Në bazën ku u stërvit grupi terrorist serb, s’mund të futesh pa aprovim
Presidentja Osmani pritet me nderime të larta shtetërore në Kroaci (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kosova News 10/10/2023 10/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?