Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Qeveria ka miratuar Projektligjin për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë si dhe ka emëruar Komisionin e Pranimit për institucionet e Administratës Shtetërore, për Grupin Specialist i Administrimit të Përgjithshëm, Grupi Nr. 58.

