KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti ukrainas në KE: Sulmi terrorist ndaj Kosovës më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë
Politikë

Deputeti ukrainas në KE: Sulmi terrorist ndaj Kosovës më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë

Kosova News
Kosova News 21:17 -09/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti ukrainas në Këshillin e Evropës, Oleksandr Merezhko, duke folur për sulmin terrorist të Serbisë në Kosovë, ka thënë se ia kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë.

Gjatë një diskutimi në Asamblenë Parlamentare, ka shtuar se, përmes Beogradit, Rusia po tenton të nisë një luftë tjetër në Ballkan.

“Situata në Kosovë është vërtet shqetësuese dhe më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë në vitin 2014. Stili i përfshirjes duket i njohur, sikur dikush po vepron sipas modeleve të sjelljes së Putinit. Nuk e përjashtoj mundësinë që Rusia me ndihmën e përfaqësuesve të saj në Ballkan, po përpiqet të provokojë një luftë të re ballkanike për të larguar vëmendjen nga pushtimi në Ukrainë”, u shpreh Merezhko.

Më tej theksoi se Serbia e ka përdorur si mjet politik çështjen e komunitetit serb në Kosovë për të nisur diçka më të madhe.

“Çdo shtet ballkanik, duke përfshirë edhe ata të krijuar si rezultat i një gjenocidi të kryer kundër tyre, meritojnë të jenë të pavarur dhe të lirë nga ndërhyrjet e jashtme. Disa shtete në Ballkan duhet të ndalojnë përdorimin e pakicave kombëtare në shtetet fqinje si një mjet politik kundër sovranitetit të atyre shteteve”, ka deklaruar ai në KE.

Për t’u bërë Serbia anëtare e Bashkimit Evropian, Merezhko tha se duhet plotësuar disa kushte.

“Besoj se Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së vetëm nëse shkëputet nga e kaluara e saj, do ta njohë Kosovën de-jure dhe do t’i bashkohet BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusi”.

“Nuk besoj se Vuçiq ka ndonjë iluzion për mundësinë e vendosjes së kontrollit mbi Kosovën. Mua më duket si një lojë politike. Vuçiq po përdor çështjen e njohjes së Kosovës si levë në këtë lojë”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?