KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 100 të vrarë nga sulmi terrorist i Hamasit në Izrael
Botë

100 të vrarë nga sulmi terrorist i Hamasit në Izrael

Kosova News
Kosova News 18:10 -07/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të paktën 100 persona në Izrael janë konfirmuar të vrarë nga sulmi i paprecedentë që ka kryer grupi militantë Hamas në territorin izraelit, derisa me qindra të tjerë janë duke u trajtuar në spitale, thanë shërbimet e urgjencës. Ndërsa zyrtarë nga Rripi i Gazës kanë deklaruar se 200 njerëz janë vrarë në sulmet hakmarrëse izraelite atje.

Izraeli dhe Hamasi janë sërish në konflikt pasi grupi militant palestinez nisi një operacion të madh ajror dhe tokësor këtë mëngjes nga Rripi i Gazës. Mbi 2,000 raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit, sipas ushtrisë izraelite, dhe persona të armatosur të Hamasit depërtuan në shumë qytete dhe fshatra izraelite në periferi. Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Rripin e Gazës. Numri i të vdekurve në Izrael është të paktën 100, me rreth 1000 të plagosur, kanë thënë shërbimet e urgjencës të Izraelit. E numri i të vdekurve palestinezë në Rripin e Gazës është rritur në 198 me afër 2 mijë të plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Rreth 200-300 terroristë kanë hyrë në Izrael dhe dhjetëra janë ende të fshehur, tha një burim policor për medie ndërkombëtare. Në anën tjetër Forca Paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Libanin jugor kanë thënë sot se kishte rritur praninë e saj pranë kufirit jugor të Libanit me Izraelin, duke përfshirë “operacionet kundër hedhjes së raketave”, raporton Reuters.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga intensifikimi alarmant i dhunës së armatosur në Izrael dhe në territoret e pushtuara këtë mëngjes.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet që kanë të bëjnë me njerëz që janë kapur ose ndaluar”, thanë zyrtarë nga komiteti për Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Ndërkohë mësohet nga ministria e jashtme e braziliane se Brazili, i cili mban presidencën e Këshillit të Sigurisë, do të thërrasë një takim urgjent.

Orët e fundit kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka folur në telefon me presidentin amerikan, Joe Biden ku u theksua se SHBA qëndron përkrah Izraelit dhe mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, shkruan zyra e Netanyahut në platformën X.

Në anën tjetër duke folur për Al Jazeera, zëvendës shefi i Hamasit, Saleh al-Arouri, tha se arritën të vrasin dhe kapin shumë ushtarë izraelitë dhe se luftimet janë ende në vazhdim.

Zëvendës shefi i Hamasit tregoi pse grupi ka nisur një “betejë gjithëpërfshirëse”. Sipas tij luftimet pritet të vazhdojnë dhe fronti luftarak të zgjerohet dhe se objektivi i tyre kryesor është liria e tyre dhe e vendeve të tyre të shenjta.

Autoritetet izraelite ende nuk kanë komentuar mbi raportet se izraelitët e zhdukur mbahen peng në Gaza. Ka izraelitë që mbahen peng në të paktën tre komunitete brenda Izraelit, thonë mediet lokale.

Gjithashtu lexoni:

Diplomacia synon paqen, Zvicra “lehtëson” bisedimet SHBA-Iran

Erdogan: Turqia eksporton për herë të parë një anije luftarake në një vend anëtar të NATO-s dhe BE

Mediat britanike: Keir Starmer pritet të dorëhiqet nga posti i kryeministrit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit

Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni

Kosova News 08/10/2023 07/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Kapet drogë me vlerë 60 mijë euro në Kaçanik, arrestohen dy shtetas të huaj
13:39 -21/06/2026
Protesta hyn në ditën e 21-të, demonstruesit kalojnë natën para Kryeministrisë
13:37 -21/06/2026
Koncert përkujtimor “Nisma e Lirisë” në nder të heroit Hakif Zejnullahu
13:35 -21/06/2026
Kryeministri Edi Rama diskutime me Macron, pritet të takohen nesër në Paris, zbulohet agjenda
13:33 -21/06/2026
Reduktimi i KFOR, “rezultat i vlerësimit të kujdesshëm të kushteve në terren dhe jo sinjal i tërheqjes”
13:31 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?