KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Politico”: Samiti i Granadës pa rezultate, përpjekje të kota për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë
Politikë

“Politico”: Samiti i Granadës pa rezultate, përpjekje të kota për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova News
Kosova News 00:00 -07/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një samit jozyrtar i Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës, përfundoi me dështim pasi udhëheqësit e gati 50 vendeve dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian nuk arritën të bënin ndonjë përparim të rëndësishëm drejt zgjidhjes së konflikteve në pragun e Evropës dhe ishin të kota përpjekjet për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan portali i Brukselit “Politico”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, refuzoi të takohet me homologun e saj serb, Aleksandar Vuçiq, nëse nuk vendosen sanksione ndaj Beogradit për shkak të sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Ndjenja e kotësisë” së samitit joformal arriti kulmin kur Spanja, si mikpritëse, anuloi në minutën e fundit konferencën e planifikuar për shtyp, të cilën e prisnin rreth 700 gazetarë, shkruan portali i Brukselit.

Spanja, e cila mban presidencën e Bashkimit Evropian, nuk shpjegoi pse u anulua konferenca për shtyp, në të cilën ishte dashur t’i dorëzonte zyrtarisht Britanisë së Madhe udhëheqjen e Komunitetit Politik Evropian.

Mungesa e entuziazmit të liderëve për samitin ishte evidente që në mëngjes, kur shumë pjesëmarrës nuk ishin gati t’u drejtoheshin gazetarëve të shumtë që i prisnin.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni kaloi pranë gazetarëve duke folur në celular. As kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe as kryeministri britanik, Rishi Sunak, nuk iu drejtuan mediave.

Samiti i tretë i Komunitetit Politik Evropian, një platformë e krijuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, u cilësua si një mundësi e mirë për ndërmjetësim në mosmarrëveshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, për de-përshkallëzimin e tensioneve në Ballkan dhe për një diskutim strategjik mbi sigurinë evropiane.

Ndërkohë, udhëheqësit ishin të bashkuar në mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe presidentin Volodymyr Zelensky, por ata nuk arritën të bënin përparim kur ishte fjala për konfliktet e tjera.

Ata shpresonin se Granada do të realizonte takimin e parë midis presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, që kur Azerbajxhani nisi një ofensivë në Nagorno-Karabakh, e cila shkaktoi eksodin e më shumë se 100 mijë armenëve nga ai rajon i Azerbajxhanit.

Megjithatë, shpresat se do të ndërmerren hapa për t’i dhënë fund krizës humanitare në Nagorno-Karabakh u ‘shuan’ kur presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe udhëheqësi turk, Recep Tayyip Erdogan vendosën të mos merrnin pjesë në samit. Azerbajxhani akuzoi Francën për njëanshmëri në negociata dhe pranoi të bisedonte vetëm me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

Në fund të ditës, Macron u tha gazetarëve se së bashku me forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit kibernetik, bisedimet për Armeninë ishin prova se samiti ishte i dobishëm, edhe pse ato u mbajtën pa palën tjetër, Azerbajxhanin.

Ndryshe, 27 udhëheqësit e BE-së kanë miratuar një deklaratë të Granadës – por një seksion i planifikuar për migracionin është lënë jashtë dokumentit.

Charles Michel i Këshillit Evropian ka lëshuar një deklaratë të veçantë në emrin e tij që mbulon migrimin.

Kjo vjen pasi Polonia dhe Hungaria ngritën shqetësime rreth politikës së migracionit dhe refuzuan të nënshkruajnë dokumentin e para-negocuar.

Një nga paragrafët e kësaj deklarate i kushtohet edhe zgjerimit të Unionit.

Po ashtu, liderët u zotuan se do të shtojnë angazhimin me partnerë nga të gjitha rajonet e botës për të mbrojtur dhe përmirësuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla me Kombet e Bashkuara në thelb të tij, për të sjellë më shumë drejtësi në sistemin shumëpalësh dhe për të parandaluar fragmentimin e tij të mëtejshëm.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?