KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pahor: Nëse Serbia qëndron pas sulmit në Kosovë, heq dorë nga BE-ja
Politikë

Pahor: Nëse Serbia qëndron pas sulmit në Kosovë, heq dorë nga BE-ja

Kosova News
Kosova News 21:06 -06/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se nëse hetimi i kryer nga Bashkimi Evropian dhe Perëndimi zbulon se Beogradi qëndron pas sulmit në Kosovë, kjo do të thotë se Serbia heq dorë nga anëtarësimi i saj në BE dhe mbetet në zonën e interesit të Rusisë.

Në një konferencë në Budva të premten, në një panel kushtuar të ardhmes së Ballkanit Perëndimor, Pahori ka thënë se do të ishte shumë i zhgënjyer nëse politika zyrtare e Beogradit është prapa sulmit në Banjskë të Zveçanit, që la të vdekur rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe tre anëtarë të grupit paraushtarak serb.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht, duhet të shohim se çfarë do të tregojë hetimi. Por, nëse del se Serbia qëndron pas gjithçkaje, do të thotë se në Beograd ka pasur vendim që nuk ka vend në BE, por se mbetet në sferën e interesit të Moskës. Ky do të ishte lajm trishtues dhe do të isha shumë i zhgënjyer nëse do të zbulohej se pas gjithçkaje qëndron politika zyrtare serbe”, ka thënë Pahor.

Pahori bëri thirrje që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë.

“Besoj se dialogu do të vazhdojë dhe mbetem përkrahës i zgjerimit të BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Pahor.

Gjithashtu lexoni:

Largimi i Arben Visoqit nga puna, Policia del me komunikatë

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?