KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arifi: Ajo që ishte planifikuar në veri mund të zhvendoset në Luginën e Preshevës
Politikë

Arifi: Ajo që ishte planifikuar në veri mund të zhvendoset në Luginën e Preshevës

Kosova News
Kosova News 18:05 -06/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi theksoi se Serbia, e mbështetur nga Rusia, kishte planifikuar një operacion ushtarak që do të krijonte një vatër të re tensioni në Ballkanin Perëndimor. Ai thotë se i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të vijuar dialogun.

Ai thotë se dialogu me Serbinë duhet të bëhet për të ofruar siguri për shqiptarët e Luginës së Preshevës, pasi ata mund të jenë rrezik i ndonjë sulmi të mundshëm nga ana e Serbisë. Ai thotë se ajo që ishte planifikuar në veri mund të zhvendoset në Luginën e Preshevës.

“Sulmi është vetëm maja e ajsbergut. Aty ka qenë i planifikuar një operacion i tërë që as ne sot nuk e dimë se cili ka qenë qëllimi. Sulmet pasi ndodhën janë përcjellë nga Beogradi në formë të asaj që e kanë implikuar Preshevën. Vuçiç ka thënë se ka pasur të përfshirë edhe shqiptarë nga lugina e Preshevës, të cilët çdo serb, mundet të masë si motivacion për të sulmuar. Dhe në këtë formë kemi potencialin e lartë të asaj që jemi të rrezikuar dhe detyra ime ishte dhe do të jetë që të alarmojë, këtu ka pasur qëllimin letra drejtuar Kurtit. Me këtë letër kërkoj të vazhdojë dialogu sepse operacioni i planifikuar në veri të Kosovës është i sponsorizuar nga Rusia. Mendoj që në një masë shumë të madhe e sponsorizuar nga Rusia dhe e implementuar nëpërmjet Serbisë sepse Putin ka interes të lartë për të krijuar fushë beteja të reja si në Afrikë, në Kaukaz dhe tani në Ballkanin Perëndimor. Pra, ky potencial i rrezikut ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe për ta zhvendosur atë që është planifikuar në veri është potencial i madh dhe kërkoj që dialogu duhet të vazhdojë dhe të mos vendosin logjikën e ngushtë për interesa të votave, por të jemi të mençur, të ulemi në tryezë dhe të bisedojmë për hir të stabilitetit të sigurisë në vazhdimësi në këtë rajon.”, theksoi ai.

Më tej, Arifi theksoi se pas sulmit serb në veri qëndron vetë Rusia pasi synon që të krijojë një ‘masë asimetrike’ kundër aleancës perëndimore në një kohë që vijon lufta në Ukrainë.

“Jam i bindur që Rusia ka motivacion të lartë në vazhdimësi me e eskaluar situatën. Derisa të vazhdojë lufta në Ukrainë, si masë asimetrike kundër aleancës perëndimore që jemi pjesë e saj, është eskalimi në disa pjesë të globit. Nuk besoj se Putin ka qenë i zhgënjyer me tre vjet politikë bërjen nga Prishtina. Besoj se Putin ka qenë shumë i gëzuar për kryefortësinë që është shfaqur në Prishtinë kundër Amerikës dhe për fjalorin siç ka qenë i Kurtit ndaj Amerikës. Besoj se do të jetë dhe pas 24 shtatorit, sepse mossuksesi i operacionit në veri, kanë një motivacion shtesë për të realizuar diku tjetër. Psh në Luginë të Preshevës sepse është më e lehta për shkak se nuk ka kontroll hyrje dalje, kemi afër një kamp të rusëve, pak më larg edhe një qendër të spiunazhit të Rusisë. Brenda vitit të kaluar, janë aktivizuar në Serbi qindra kompani ruse që japin në shërbim ushtri paramilitarike. Këtu terreni është formuar shumë mirë për të eskaluar situatën dhe Lugina e Preshevës mund të jetë thembra e Akilit.”, theksoi ai./abcnews.al

Gjithashtu lexoni:

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?