KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryediplomatja gjermane: Serbia të sqarojë sulmin në Banjskë dhe ndaj KFOR-it
Politikë

Kryediplomatja gjermane: Serbia të sqarojë sulmin në Banjskë dhe ndaj KFOR-it

Kosova News
Kosova News 14:28 -06/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme në Republikën Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ndërsa foli për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, e ndali vëmendjen e saj te tensionet e rritura gjatë ditëve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryediplomatja gjermane kërkoi nga dy palët që të shuajnë shkëndijat e vjetra, teksa përsëriti thirrjen ndaj Serbisë që të sqarojë rrethanat e sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ndaj trupave të KFOR në maj.

“Duhet të shuajmë shkëndijat e vjetra të tensioneve. Vendosja e trupave serbe e ka nxehur më shumë situatën dhe kjo ndodhi pas sulmit ndaj policisë së Kosovës. Presim nga autoritetet serbe të sqarojnë rrethanat e 24 shtatorit dhe të ngjarjeve ndaj ushtarëve të KFOR. Situata është e tensionuar saqë NATO ka shtuar prezencën. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë. Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Presim më shumë kompromis dhe kurajë nga palët. Nuk duhet të na dekurajojë asgjë, pasi nga çdo krizë mund të lindë diçka e re. Të rinjtë duan të ardhme më të mirë. Jam krenare dhe për arritjet e Procesit të Berlinit për të rinjtë”, tha mes të tjerash ministrja gjermane.

“Në rrugën drejt komunitetit europian, nuk ka alternativë tjetër përveçse njerëzit të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre.”  Ishte kjo përgjigja e ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock kur u pyet nga gazetarët, nëse Serbia është e gatshme që të ç’tensionojë situatën në veri të Kosovës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin Igli Hasani dhe komisionerin Oliver Varhelyi, kryediplomatja gjermane shtoi se përpos faktit që jetesa në paqe me fqinjët është thelbësore, është gjithashtu e rëndësishme që të mos dërgohet ushtria në kufirin me fqinjin.

E pyetur, për reagimin e Serbisë, Baerbock solli në vëmendje se trupat në kufi janë reduktuar. Ministrja gjermane shtoi se po bëhen biseda me të githa palët e përfshira.

Po ashtu, ajo bëri të ditur, se vitin e ardhshëm, Gjermania do të shtojë kontributin e saj në trupat e KFOR-it.

“Në këtë pikë….rruga e suksesshme për deeskalim, është ajo e bashkëpunimit,” shtoi Baerbock.

Për diplomaten gjermane, përgjegjësinë më të madhe e mban Policia e Kosovës, e cila mbështet në misionin e saj nga Eulex dhe KFOR.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Kosova News 06/10/2023 06/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër
13:51 -19/06/2026
VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit
13:40 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?