Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) bën të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.


