KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani për Die Welt: Serbia dëshiron të aneksojë veriun e Kosovës sipas skenarit të Putinit për Krimenë
Politikë

Osmani për Die Welt: Serbia dëshiron të aneksojë veriun e Kosovës sipas skenarit të Putinit për Krimenë

Kosova News
Kosova News 21:18 -05/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia ka kohë që planifikon të aneksojë veriun e Kosovës. Pikërisht sipas skenarit që presidenti rus Vladimir Putin përdori në Krime.

Kështu ka thënë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për mediumin prestigjioz gjerman “Die Welt”.

Në këtë kontekst, ajo ka theksuar se Beogradi me propagandën e tij po nxit komunitetin serb në Kosovë.

Ndërkohë, ka shtuar Osmani, grupet terroriste janë trajnuar në bazat ushtarake serbe.

“Armët e rënda dhe paraushtarakë me uniforma pa shenja – u kontrabanduan në veri të Kosovës përmes rrugëve ilegale. Ne analizuam hartat, pamjet me dron, armët e sulmuesve dhe telefonat që ata lanë pas largimit”.

Nga kjo, siç ka thënë presidentja Osmani, duket qartë se më 24 shtator, sulmuesit kanë dashur të krijojnë fakte në 37 lokacione njëkohësisht në një operacion hibrid për të pushtuar veriun e Kosovës.

Ndërsa në pyetjen, nëse ata vepronin me urdhër të drejtpërdrejtë nga qeveria serbe, ajo ka thënë se “absolutisht po”.

“Pa aparatin shtetëror serb, ata kurrë nuk do të kishin qasje në armët ushtarake që i konfiskuam. Burrat u trajnuan në bazat ushtarake serbe nën koordinimin e ministrit serb të Mbrojtjes. Krahas kësaj, sipas qeverisë amerikane, Serbia ka rritur në një masë të paprecedentë praninë e forcave të saj të armatosura në kufirin me Kosovën. Kjo tregon se serbët synojnë përshkallëzimin e mëtejshëm. Dhe se synimi i tyre është ende të pushtojnë pjesë të Kosovës”.

Presidentja Osmani ka komentuar edhe deklaratat e Qeverisë së Serbisë, sipas të cilave, ky vend ka tërhequr trupat e saj dhe i ka “ulur” ato në nivelin e zakonshëm..

“Kjo nuk është ende e sigurt; ne presim konfirmimin përfundimtar nga partnerët tanë perëndimorë. Dhe edhe nëse kjo ndodh, ne duhet të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj. Nëse akti i agresionit nuk dënohet, kjo është një shenjë inkurajimi për Serbinë që të vazhdojë në mënyrë të njëjtë, vazhdimisht. Dhe në një shkallë shumë më të madhe se sulmi që ne kemi parandaluar tani”.

Mediumi gjerman, përkatësisht gazetarja e tij e ka pyetur presidenten Osmani se si “Serbia që kohët e fundit ka përmirësuar marrëdhëniet e saj me SHBA-në dhe BE-në dhe nuk ka interes për një konfrontim me NATO-n – duhet të rrezikojë gjithë këtë?”.

Dhe përgjigja e Osmanit ka qenë e thjeshtë: “Kjo është një pyetje që do t’ua bëni njerëzve racionalë. Por ne nuk presim ndonjë racionalitet nga lidershipi serb”.

“Ju kujtoj se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka qenë dikur ministër i propagandës në kohën e Sllobodan Millosheviqit… Dikush që pranon gjenocidin nuk mund të jetë paqebërës”, ka thënë ndër tjerash Osmani.

Gjithashtu lexoni:

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kosova News 05/10/2023 05/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha
20:22 -13/06/2026
Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!
20:08 -13/06/2026
Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec
19:29 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?