Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, të enjten në hapjen e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada, tha se ky komunitet duhet të ndihmojë në qetësimin e konflikteve dhe gjetjen e zgjidhjeve.
Ai përmendi tensionet në Nagorno-Karabakh dhe ato mes Kosovës e Serbisë.
“Sepse konfliktet nuk janë vetëm problem për ata që janë përfshirë në to, por edhe për rajonin e kontinentin”, ka thënë Michel.
Sipas Michelit, gjithë sytë janë te Evropa dhe ka mjaft që nuk duan të ketë sukses kjo platformë, por ka edhe të tillë që shpresojnë të ketë sukses.
“Unë mendoj se një komunitet i tillë është vizioni i së ardhmës, vizioni i Evropës”, tha Michel.

